I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak shpeshherë është kritikuar nga zyrtarët vendorë për qasjen jokorrekte në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesat vetëm në drejtim të Kosovës.
E përveç vendorëve, Lajçak është kritikuar të martën në një diskutim në Bruksel edhe nga deputetët evropianë.
Ishin eurodeputeti gjerman Michael Gahler, ai holandez Thijs Reuten, deputeti austriak Thomas Waitz si dhe deputeti në Gjermani, Knut Abraham që shprehën kritika ndaj Lajçakut për qasjen në dialog, mbajtjen e anës së Serbisë ndërkaq shtruan edhe shumë dilema.
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka kritikuar direkt Lajçakun se po e mbanë anën e agresorit dhe jo të viktimës.
“E kam përcjellë aktivitetin tënd që nga koha kur e keni marr funksionin… Unë ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në relacionin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni besimin e serbëve dhe të kosovarëve”, është shprehur euro-deputeti.
Ai më tej ka thënë se të gjithë i dinë veprimet e qeverisë dhe të liderëve serbë, duke filluar nga çështja e targave të automjeteve, mospjesëmarrja në zgjedhje, politika koordinuese e Serbisë me Rusinë, mosnënshkrimi i marrëveshjes së pretenduar, etj.
“Të gjitha i kontribuojnë opinionit publik në Kosovë që thonë jo, nuk duam asnjë koncesion edhe nëse na njohin…”, tha Gahler.
Eurodeputeti gjerman e pyeti Laçakun lidhur me mënyrën e reagimit të tij ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij.
“Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiqin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do të pakësonte ndihmën financiare? A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor?”, pyeti deputeti evropian.
Ai po ashtu ngriti çështjen e mosreagimit të Lajçakut dhe Borrellit lidhur me protestat masive në Serbi kundër qeverisë.
“Cilat janë fjalët tuaja dhe të Borrellit për qytetarët e Serbisë që protestuan në numër të madh kundër qeverisë së tyre?”, pyeti ai.
Deputeti gjerman po ashtu ripotencoi para Lajçakut se Kosova është vendi më properëndimor në rajon, me arritje kundër korrupsionit, forcimin e ligjit, e në linjë 100 për qind me politikën e jashtme të BE-së.
“…Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e ‘zbusin’ presidentin serb”, tha ai.
“… Nuk do të hyja në detaje të mëtejshme në atë që kemi parë me siguri se kush ishte i përgatitur të nënshkruante diçka ose kujt iu kërkua të kishte ndonjë nënshkrim në një letër të bardhë”, u shpreh ndër të tjera eurodeputeti Gahler.
Përveç eurodeputetit gjerman, Michael Gahler, kritika të ashpra në drejtim të ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi kanë dhënë edhe eurodeputeti holandez Thijs Reuten dhe ai austriak, Thomas Waitz.
Reuten në një diskutim në Bruksel kërkoi shpjegim pse kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës dhe pse nuk ka pasur kurrë një pikëpamje të ekuilibruar, raporton Telegrafi.
Ai po ashtu kërkoi të dijë pse Bashkimi Evropian nuk bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të arrestuar.
Kritik ndaj Lajçakut ishte edhe eurodeputeti austriak, Thomas Waitz. Ai pyeti Lajçakun se si mund të konsiderohet një marrëveshje e suksesshme kur nuk është e nënshkruar nga dy palët.
“Ku në të vërtetë po shihni ndonjë sukses në punën tënde në katër vitet e fundit”, pyeti ai, raporton Telegrafi.
Eurodeputeti austriak më tej tha se në komunikimin që po bëhet po duket sikur agresioni vjen nga ana e Kosovës, gjersa në fakt sipas tij, mercenarë nga Serbia kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it.
“Dhunuesi është gjithmonë dhunues”, tha ai.
“Dhe nuk e di, dua të them, ju gjithashtu radhitët të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës se çfarë të bëjë, dhe pastaj thatë: edhe serbët duhet të bëjnë. Ju as nuk përmendët një pikë të vetme se çfarë duhet të japin në të vërtetë”, tha Waitz.
E lidhur me paralajmërimet për masa ndaj Kosovës ka reaguar deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, duke thënë se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë një gabim.
Abraham ka thënë se mbyllja e një syri përballë problemit real dhe presioni tek pala më e dobët asnjëherë s’ka funksionuar.
“Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës së dobët nuk ka funksionuar kurrë”, ka shkruar Abraham.
Paralajmërimet për masa e kanë nxitur të reagojë edhe gazetaren Hopkins.
Valerie Hopkins, gazetare e “New York Times” dhe korrespodente që mbulon Rusinë dhe Ukrainën, ka komentuar masat e paralajmëruara ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian.
Hopkins, thotë se është e çuditshme, se si i vihen këto masa Kosovës, ndonëse lëndimet e ushtarëve të KFOR-it erdhën nga armë të prodhuara në Serbi.
“Wow – mes gjithë dramën në Rusi, ia vlen t’i kushtohet vëmendje kësaj. BE-ja sapo e ka ndëshkuar Kosovën për paqëndrueshmërinë në veri të Kosovës – edhe pse trupat e NATO-s të plagosur gjatë trazirave të majit u plagosën nga armët e prodhuara në Serbi që asnjë vend i NATO-s nuk i prodhon”, ka shkruar Hopkins në Twitter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A