LAJMI I FUNDIT:

Qaforja në formë gjarpri është hit i vitit: Kështu e bartin damat e famshme

Qaforja në formë gjarpri është hit i vitit: Kështu e bartin damat e famshme

Qaforja e cila praktikisht ju ledhaton qafën, e punuar kryesisht nga kristalet Swarovski apo diamantet, por në formë gjarpri, është parë në qafët e damave të shumta të famshme nga bota e skenës

Gjithsesi me arsye, ajo e para do të ishte me stil, sepse qaforja është jashtëzakonisht e efektshme dhe vetvetiu e mjaftueshme si aksesor i vetëm, madje ajo e cila është në gjendje të ngrejë edhe kombinimin tërësisht klasik dhe bazik, transmeton Telegrafi.


Tjetra do të mund të gjendej në simbolikën e gjarprit, e cila nëpër histori paraqet simbolin e plleshmërisë dhe kreativitetit.

Shumica e damave të cilat i kemi veçuar në galerinë tonë, janë përcaktuar pikërisht për qafore shumë të ngjashme, diç më të reduktuar, nga diamante të imët ngjyrë të bardhë.

Pos Jennifer Lopezit, e cila absolutisht ka dominuar me aksesorin e vetë më mbresëlënës rreth qafe.

/Telegrafi/