LAJMI I FUNDIT:

Qafa e ngurtësuar dhe mbindjeshmëria ndaj dritës janë simptomat kryesore të meningjitit

Qafa e ngurtësuar dhe mbindjeshmëria ndaj dritës janë simptomat kryesore të meningjitit

Pavarësisht progresit të mjekësisë dhe zhvillimit të antibiotikëve, vdekshmëria nga kjo sëmundje është ende e lartë dhe shkon në rreth 25 për qind nëse nuk trajtohet në kohë

Meningjiti është pezmatim i i cipave të trurit. Janë tre prej tyre dhe roli i tyre është të mbështjellin trurin dhe palcën kurrizore dhe në këtë mënyrë të ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje për sistemin nervor qendror nga dëmtimet e jashtme dhe ndikimi i faktorëve të dëmshëm.

Nëse shfaqet encefaliti, kjo do të thotë se personi ka inflamacion të trurit.


Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes klinike, meningjiti ndahet në akut dhe kronik, ndërsa sipas shkaktarit ndahet në ato të shkaktuara nga agjentët infektivë (viruset, bakteret, kërpudhat, rrallë nga parazitët) dhe ato të shkaktuara nga proceset joinfektive (sëmundjet autoimune, reagimi ndaj barnave), tumorale/procesi paraneoplastik).

Njerëzit të cilët janë më të prirë për të zhvilluar meningjitin janë ata që kanë disa nga faktorët e rrezikut, siç janë gjendjet e imunokompromentuara (imunodefiçenca kongjenitale, infeksioni HIV, imunosupresioni iatrogjenik pas transplantimit të organeve), njerëzit që udhëtojnë në rajonet tropikale, të cilat janë zona endemike për shfaqjen e meningjitit, sëmundjeve malinje, personat që konsumojnë vazhdimisht alkool…

Shkaktarët bakterial më të zakonshëm të meningjitit janë Streptococcus pneumoniae, Neisseria meningitidis, Haemophilus influenzae, Listeria monocytogenes, transmeton Telegrafi.

Mungesa e një kromozomi shkakton sindromën Turner

– Kuadri klinik i meningjitit është i larmishëm dhe varet nga mosha dhe gjendja e sistemit imunitar të personit. Simptomat tipike të meningjitit përfshijnë temperaturën e ngritur të trupit, e cila shoqërohet me një qafë të ngurtë dhe ndjeshmëri ndaj dritës, ndërsa simptomat jo specifike të sëmundjes shoqëruese përfshijnë gjithashtu dhimbje koke, konfuzion, të vjella, nauze dhe nervozizëm. Për më tepër, faktorët e rrezikut si kushtet e imunokompromentimit, kontakti i ngushtë me pacientët, përdorimi kronik i alkoolit, fëmijët nën pesë vjeç ose të rriturit mbi 65 vjeç kontribuojnë në dyshimin për praninë e meningjitit.

Diagnoza përfundimtare e meningjitit bëhet duke analizuar lëngun cerebrospinal (i cili qarkullon brenda sistemit nervor qendror), i cili arrihet me një procedurë të punksionit lumbal të kryer nga një mjek. Analizat rutinë të lëngut cerebrospinal (CSF) përfshijnë matjen e niveleve të sheqerit, përqendrimin e proteinave, praninë e qelizave inflamatore (leukociteve), si dhe analizat shtesë laboratorike të CSF (kultura CSF, PCR, zbulimi i antitrupave ndaj patogjenëve specifikë…). Gjithashtu, vetë shfaqja e lëngut cerebrospinal gjatë procedurës diagnostike, si dhe presioni nën të cilin del lëngu cerebrospinal, i japin mjekut informacione të rëndësishme shtesë dhe ndihmojnë në vendimin për fillimin sa më të shpejtë të terapisë.

– Terapia e meningjitit bakterial është antibiotike dhe mbështetëse në drejtim të mbajtjes së hidratimit adekuat dhe kontrollit të temperaturës së trupit. Kur është e mundur, terapia me antibiotikë drejtohet drejt agjentit shkaktar të izoluar të meningjitit bakterial, megjithatë, në praktikë, trajtimin duhet filluar sa më shpejtë dhe për të parandaluar zhvillimin e komplikimeve, aplikohet terapia empirike me antibiotikë rezervë të një spektri të gjerë derisa të arrijë rezultati përfundimtar i kulturës së lëngut cerebrospinal.

Sulmet “kalimtare” në tru duhen marrë seriozisht

Meningjiti bakterial ose viral është një sëmundje serioze, potencialisht kërcënuese për jetën. Në epokën para zhvillimit të antibiotikëve, meningjiti ishte një sëmundje fatale. Megjithatë, pavarësisht progresit të mjekësisë dhe zhvillimit të terapisë me antibiotikë, vdekshmëria e mundshme nga kjo sëmundje është ende e lartë dhe arrin në rreth 25 për qind nëse nuk njihet dhe trajtohet në kohë.

Komplikimet e mundshme pas meningjitit përfshijnë dëmtimin e dëgjimit, problemet me kujtesën dhe sjelljen, çrregullimet motorike, krizat epileptike dhe problemet e shikimit, dhe frekuenca e këtyre komplikimeve varion nga 0,9 në 10 për qind në varësi të shkakut të infeksionit.

Si ta dini se fëmija i vogël mund të ketë meningjit: Shenjat dhe simptomat më të shpeshta
Lexo po ashtu Si ta dini se fëmija i vogël mund të ketë meningjit: Shenjat dhe simptomat më të shpeshta

– Meningjiti i natyrës infektive transmetohet në dy mënyra. Mënyra e parë është duke arritur meningjet përmes gjakut (e ashtuquajtura mënyra hematogjene e përhapjes), në mënyrë që bakteret të shkaktojnë fillimisht një infeksion respirator të fytit dhe faringut dhe duke u përhapur përmes qarkullimit të gjakut shkaktojnë inflamacion dhe një reaksion imunitar. Një mënyrë tjetër është përmes përhapjes së drejtpërdrejtë në lëngun cerebrospinal përmes infeksionit serioz të strukturave anatomikisht të afërta (pezmatimit të veshit të mesëm ose sinusitit), ose gjatë procedurave operative.

Meningjiti viral mund të transmetohet edhe me përhapje retrograde përmes fibrave nervore në sistemin nervor qendror ose në mënyrë hematogjene.

Masat themelore parandaluese përfshijnë vaksinimin kundër meningokokëve (dhe vaksinat e disponueshme për patogjenët viralë), veçanërisht personat që janë në rrezik të veçantë (personat me anemi drapërocitare, mungesë shpretke, kushte të mungesës së imunitetit, njerëz që i janë nënshtruar transplantit të palcës kockore, ata që kanë janë vërtetuar kontakte të ngushta me pacientët pas infektimit me serogrupin meningokokal në vaksinë, qytetarë që udhëtojnë në zonat endemike për shfaqjen e meningjitit).

Është gjithashtu e një rëndësie të madhe njohja e hershme e simptomave të sëmundjes dhe referimi i pacientit te një infektolog për të filluar sa më shpejt aplikimin e terapisë së duhur në rastin e meningjitit infektiv. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori