LAJMI I FUNDIT:

PZAP verifikon disa fletëvotime të pavlefshme

PZAP verifikon disa fletëvotime të pavlefshme

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë parë zyrtarë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të verifikuar kuti me fletëvotime të pavlefshme, raporton KosovaPress.

Më herët ka pasur ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje rreth disa fletëvotimeve që janë shpallur të pavlefshme.

Në QNR edhe të hënën po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postes.


Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 66.31 për qind e votave me postë.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, KosovaPress raporton se në numërimin e deritanishëm të votave me postë për zgjedhjet parlamentare te 9 shkurtit, prin Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa me 52.72 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.80 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.32 për qind.

Ndërkaq, pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nis numërimi i atyre me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Dështimi i seancës ditën e martë, Presidenca pranon letrën nga Kuvendi

Dështimi i seancës ditën e martë, Presidenca pranon letrën nga Kuvendi

Lajme
Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Lajme

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Lajme
Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Lajme
Cakolli: Nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm - e mban sistemi

Cakolli: Nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm - e mban sistemi

Lajme
Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të krijojmë institucionet sa më parë

Kurti: Pas fitores jemi të gatshëm të krijojmë institucionet sa më parë

Lajme
Kalo në kategori