Zjarre masive, prerje ilegale... Rreth 550 hektarë pyje dëmtohen në vit në Kosovë, sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Sustainability Leadership Kosova.

Pamjet satelitore e dëshmojnë se si kanë ndryshuar pyjet e Kosovës ndër vite.


Dëmet më të mëdha i kanë pësuar pyjet në zonat kufitare të Kosovës.

pyjet

pyjet1 1

SLK-ja thotë se në këto zona monitorimi i pyjeve është më i vogël, gjë që mundëson prerjet ilegale të drunjve.

Të dhënat e SLK-së thonë se, mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyjore apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë.

pyjet2

pyjet2 2

Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e drunjve në toka pyjore në vend priten sipas legjislacionit në fuqi.

pyjet 3

pyjet 3 3

Për ta luftuar trendin e shpyllëzimit, kjo agjenci mbjell çdo vit fidanë të drunjve.

pyjet4

pyjet4 4

Vitin e kaluar u pyllëzuan mbi 140 hektarë, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve.

pyjet5

pyjet55

Megjithatë, institucionet dhe OJQ-të fajësojnë sistemin gjyqësor për trendin e shkatërrimit të pyjeve dhe bëjnë thirrje për dënime më të mëdha.

pyjet6

pyjet66

Shumica e pyjeve në Kosovë janë pyje të ulëta. Por, nga gjithsej 430 mijë hektarët e tokës pyjore në Kosovë, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës 82 mijë hektarë cilësohen si pyje të degraduara./Radio Evropa e Lire/