LAJMI I FUNDIT:

Putini mban fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës, ndihmësi i Zelenskyt thotë se presidenti rus ‘duhet të shohë paradën e ushtarëve rusë që vdiqën pa lavdi’

Putini mban fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës, ndihmësi i Zelenskyt thotë se presidenti rus ‘duhet të shohë paradën e ushtarëve rusë që vdiqën pa lavdi’

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar Ditën e Fitores kundër nazizmit.

Ai filloi duke uruar komandantët e “operacionit special ushtarak” duke shtuar se Dita e Fitores është një festë për të nderuar “gjyshërit e babait tonë” që “luftuan për atdheun”.

Por siç ka thënë më tej ai: “Sot kemi një luftë të vërtetë kundër nesh” duke shtuar se Rusia po mbrohet kundër “terrorizmit ndërkombëtar”.


Më pas ai akuzoi elitat perëndimore dhe globalistët se “po provokojnë konflikte…duke inkurajuar rusofobinë dhe nacionalizmin”.

“Po shkatërrojnë vlerat tradicionale të familjes”, citohet të ketë thënë presidenti rus, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Sirenat e sulmit ajror dëgjohen në kryeqytetin Kiev dhe në dy të tretat e Ukrainës
Lexo po ashtu Sirenat e sulmit ajror dëgjohen në kryeqytetin Kiev dhe në dy të tretat e Ukrainës

Në këtë drejtim, ai pretendon se populli ukrainas është bërë peng i ambicieve të Perëndimit.

Parada dhe festimet e sotme të Ditës së Fitores në Moskë vijnë pasi Rusia lëshoi një valë të re raketash në Ukrainë gjatë natës.

Dhe lidhur me fjalimin e tij ka ardhur një reagim nga Ukraina.

Një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Oleksiy Danilov, thotë se “parada e vetme” që meriton “vrasësi i fëmijëve ukrainas” është ajo e pushtuesve rusë që janë vrarë në territorin ukrainas “pa lavdi dhe nder”.

Një paradë e tillë mund të vazhdojë “për orë të tëra”, sugjeron ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Kalo në kategori