“Rezultati i bisedës telefonike mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë na e bëri të qartë se bëhet fjalë për një mjek apo diler dhe një narkomani që ka ardhur deri te droga”.
Kështu ka vlerësuar analisti politik Dushan Janjiq rreth një paraqitje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike të këtij të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë kësaj paraqitje, Vuçiq ndër tjera ka theksuar se është pajtuar me presidentin rus, për një çmim jashtëzakonisht të favorshëm të gazit për Serbinë.
“Putini, natyrisht, do të vazhdojë t’i japë kokainë atij të droguarit me çmim të lirë, dhe me çmimin më të mirë, por me një çmim mesatar, në mënyrë që ta mbajë të varur”, citohet të ketë thënë për mediumin serb Danas, Dushan Janjiq, përcjell Telegrafi.
“Ne nuk kemi asgjë për të fajësuar Rusinë, Putini ka krijuar narkomanë dhe të varur që kur ka ardhur në pushtet përmes lëndëve djegëse fosile, naftës dhe pastaj e përdor kundër tyre sepse është i vetëdijshëm se nuk ka armë të tjera mbrojtjeje kundër teknologjisë dhe NATO-s. Tani vërtet nuk jam i sigurt se Vuçiq po e udhëheq Serbinë në interes të saj, nuk jam i sigurt se ai e di se ku po shkon, por e di që po e tërheq Serbinë në kohën kur Sllobodan Millosheviqi sundoi Serbinë – Vuçiq po e tërheq Serbinë në vetëizolim. Është e rrezikshme. Dhe ky është interesi i Rusisë, jo i Serbisë”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Dushan Janjiq.
Ndryshe, ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon, presidenti i Serbisë njoftoi se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën me presidentin rus Vladimir Putin.
Marrëveshja e gazit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Beograd në fillim të qershorit – një vizitë e rrallë e një zyrtari të lartë rus në një vend evropian që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë më 24 shkurt.
Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus dhe kompanitë e saj kryesore të energjisë janë nën pronësinë e shumicës ruse.
“Ajo që mund t’ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”, citohet t’u ketë thënë gazetarëve Vuçiq, një ish-ultranacionalist pro-rus.
“Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, e cila është elementi i parë i kontratës që i përshtatet shumë palës serbe”.
Megjithatë, nuk është e qartë se si Serbia do ta merrte gazin rus nëse BE-ja vendos të mbyllë furnizimin rus që “lëvizë” përmes vendeve të saj anëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë