Nga: Peter Pomerantsev / The Guardian (Titulli origjinal: The nuclear threat might change the mood in Russia itself, stoking widespread fear)
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
“A doni luftë totale?”, kërkoi Goebbelsi prej besnikëve nazistë, në vitin 1943, teksa Lufta e Dytë Botërore – për Gjermaninë – u bart në jug. E përshkruante Rajhun si të rrethuar nga komplotistët e këqij kozmopolitë hebrenj, të prirë për shkatërrimin e tij; e mbrojti mobilizimin e përgjithshëm dhe e përqafoi ideologjinë lavdi ose vdekje.
Javën e kaluar, Vladimir Putini dha versionin e tij (të pjesshëm). Derisa lufta e Ukrainës shkon në jug, për Rusinë, pretendoi se disfatat janë rezultat i komploteve kozmopolite të prira për ta shkatërruar Rusinë dhe se ai duhej ta shpallte mobilizimin e plotë (të pjesshëm). Bëri thirrje për ndjesinë e misionit historik të rusëve dhe la të kuptohej se Rusia është gati që t’i përdor armët bërthamore. “Ky nuk është një blof,” insistoi ai.
Putinit i pëlqen të imitojë propagandën më të keqe totalitare të shekullit XX, por a funksionon mesazhi i tij – brenda dhe jashtë vendit? Apo Putini po nis t’i bëjë të njëjtat gabime propagandistike, siç i bëri në fushën e betejës? Propaganda shtetërore ruse pikon nga patosi i martirizimit. Rusët duhet ta duan dhimbjen e dëshmimit se sa të fortë janë, duke i mbijetuar çdo gjëje, që nga Gulagu deri te moti ekstrem – për dallim nga Perëndimi i dobësuar. Propaganda prek pandërprerë mitin e Luftës së Dytë Botërore, në të cilën rusët përshkruhen si më unikët mes kombeve, në gatishmërinë e tyre për ta sakrifikuar veten për një kauzë më të madhe. Në përvjetorin e asaj lufte, shteti organizoi marshimet ku njerëzit mbanin pankartat e veteranëve të vdekur, të “regjimenti i pavdekshëm”: vdekja në luftë sjell pavdekësi në qiellin e propagandës shtetërore. Kjo mbart një bravurë vetëvrasëse, “ta shkatërrojmë gjithë botën”, duke vënë theksin në frazën popullore: “Çfarë kuptimi ka bota nëse në të nuk ka vend për Rusinë?” Kërcënimet bërthamore të Putinit u pritën me frikë, si thirrje sadiste për perënditë e shkatërrimit total.
Ashtu si me nazistët, interesi vetjak racional u mendua të gëlltitet në popullatën e shtetit. Por, shikoni nga afër dhe fotografia bëhet më e ndërlikuar – dhe më e ndjeshme.
Është i dyshimtë miti i martirizimit dhe qëndresës. Ukrainasit kanë traditë të veçantë të vuajtjes për kauzën e çlirimit kombëtar – dhe kishin sukses përmes sakrificës. Për shekuj me radhë, poetët dhe rebelët ukrainas ishin të gatshëm t’i duronin burgosjet, ekzekutimet dhe gjenocidin e padrejtë për të luftuar për të drejtat e tyre kombëtare dhe gjuhësore. Shumë prej heronjve të Ukrainës, si poetët Taras Shevchenko dhe Vasyl Stus, vuajtën nga burgjet dhe torturat ruse, dhe thelbi i shpirtit të tyre – për qëndrueshmëri – po dëshmohet në fushën e betejës.
Rusët me të vërtetë janë vrarë në masë, më së shpeshti nga vet shteti i tyre, por, ndryshe nga ukrainasit, ata nuk i çmojnë disidentët. Ata janë të urryer dhe të mallkuar në propagandën shtetërore dhe nga publiku, në përgjithësi. Përqeshet guximi i vërtetë. Në vend të kësaj, shtypja masive ka rezultuar në një shoqëri që kremton konformizmin pasiv. Bravura manifestohet në ekran, por si mënyrë për të kompensuar mënyrën me të cilën shoqëria vërtetë është e frikësuar. Je i dërrmuar nga shteti dhe më pas kompensoheni me heroizëm patriotik në televizion dhe me sadizëm ndaj të më të dobëtit në shoqërinë tënde dhe të të tjerëve (në këtë rast, të Ukrainës).
Dallimi i madh me propagandën naziste është se teksa e para ishte e drejtuar për veprim dhe mobilizim, propaganda e Putinit është e orientuar drejt demobilizimit: uluni në divan, ndjehuni të fortë duke e parë propagandën dhe lëreni Kremlinin t’i drejtojë gjërat. Nën retorikën e vetëflijimit, propaganda e Putinit tradicionalisht ka lejuar interesin vetjak ose, të paktën, vetëmbrojtjen. Shko në luftë duke përhapur retorikë patriotike, por në fakt je në të sepse ta lejon plaçkitjen dhe përdhunimin. Kënaqesh me kulmin e retorikës patriotike në shtëpi, por interesi yt real është të të lejojë ta ndjekësh korrupsionin, të madh e të vogël. Truku i Putinit është t’i veshësh interesat personale me propagandën patriotike. Këto dy gjëra tani po ndahen. Të shkosh në front do të thotë veçse vdekje e pakuptimtë. Tashti është e qartë se mobilizimi “i pjesshëm” nuk është aspak i pjesshëm; njerëzit po rrëmbehen në rrugë dhe po i bëjnë gati për luftë. Në mediat sociale, reagimet ndaj mobilizimit janë shumë negative. Në sondazhe, edhe rusët më pro Putinit janë kundër tij. Lufta në Ukrainë u mendua të jetë film, jo sakrificë personale.
Kërcënimi i Putinit për luftë bërthamore, gjithashtu mund të dështojë. Ka për qëllim të frikësojë Perëndimin dhe Ukrainën, por mund t’i shqetësojë më shumë njerëzit e vet. Nëse ka një gjë që rusët i frikësohen më shumë se Putinit, ajo është lufta bërthamore – dhe tani është ai që po e afron atë. Si për elitën, ashtu edhe për rusët e “zakonshëm” me të cilët kam folur kohët e fundit, llogaritja ka të bëjë me atë nëse rreziku për të shkuar kundër Putinit është më i madh sesa rreziku për të qëndruar me të. Deri tash, rebelimi shihej si rreziku më i madh; a po e ndryshon këtë tema bërthamore? Shumëçka varet nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar. Duhet të tregojmë se sa më shumë i afrohet kërcënimit bërthamor, aq më shkatërrues do të jetë reagimi: ushtarak, ekonomik dhe diplomatik. Ai madje do ta humbasë Kinën.
Humbja e opinionit publik në Rusi nuk është gjë e njëjtë si në demokraci. Kjo nuk çon domosdo në protesta, e lëre më në humbjen e zgjedhjeve që nuk ekzistojnë. Por, të jesh në gjendje të tregosh se mund të kontrollosh opinionin publik, përmes frikës dhe propagandës, kjo është një prej emblemave të carizmit. Putinii e ka humbur kontrollin e situatës ushtarake. Humbja e kontrollit të propagandës do të tregojë se poshtë çizmeve të lustruara fashiste janë këmbët prej argjile. E tash, vëre forcën mbi to. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës