Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të vizitojë Beogradin më 20 tetor, ashtu siç ka paralajmëruar në disa raste presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Sic shkruajnë mediet serbe, duke u bazuar në burimet e tyre diplomatike, thuhet se Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Washington, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Putini nuk do të vijë në Serbi, megjithëse është njoftuar për muaj të tërë. Ardhja e tij është planifikuar për 20 tetor, kur festohet Dita e Çlirimit të Beogradit. Ai supozohej të merrte pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Tempullit të Shën Savës. Megjithatë, ai me siguri nuk do të jetë atje”, njofton Danas, duke iu referuar Kishës Ortodokse Serbe, përcjell Telegrafi.
Ambasada ruse në Beograd i tha gazetës se, ata nuk kanë asnjë informacion se presidenti i tyre do të jetë në kryeqytetin serb.
Patriarku Irinej më parë ka konfirmuar për mediat serbe se Putin do të jetë në Serbi, duke deklaruar se është caktuar një datë për rihapjen e Tempullit të Shën Savës dhe se pret që kreu i shtetit rus të marrë pjesë në ceremoni.
Më herët, një njoftim i ngjashëm ishte bërë nga vetë Vuçiqi, pasi ka qëndruar në Moskë.
“Putini konfirmoi se do të vijë në Serbi në tetor. Do të jetë një ngjarje madhështore, kur të hapim Tempullin e Shën Savës”, kishte shkruar Vuçiq pas takimit me presidentin rus.
Lidhur me këtë, analisti i sigurisë, Agim Musliu thotë se, Serbia dhe Rusia janë në krizë të marrëdhënieve.
Sipas tij, kjo ka ardhur pas një varg problemesh që janë shfaqur kohëve të fundit ndërmjet këtyre dy vendeve.
“Serbia dhe Rusia janë në krizë të marrëdhënieve. Janë mbledhur një varg problemesh në mes Rusisë e Serbisë. Që nga rasti Kleban, protesta e Uçiciqit me atë ‘pse’-në e famshme drejtuar Kremlinit, pastaj aktivizimi i së djathtës ekstreme në Serbi me nxitje nga Moska e deri te demonstratat e korrikut ku u panë edhe rusë në Beograd. Por, më e rëndësishmja është Washingtoni. Po ashtu, është kërkesë e kamotshme që personeli në Qendrën Humanitare ruso-serbe në Nish të pajiset me imunitet diplomatik. Tashmë dihet që kjo Qendër është strehë e spiunazhit rus në Ballkan”, tha Musliu për Telegrafin.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator marrëveshjen për normalizim ekonomik në Washington. E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kishte reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.
Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova kishte publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpi të Bardhë.
“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, kishte shkruar Zakharova në Facebook.
Po ashtu, pas marrëveshjes kishin reaguar edhe ultranacionalistët pro-rus në Serbi. Sipas tyre, kjo marrëveshje ia fut “gishtin në sy” Rusisë.
Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Donald Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!