PUTHJA

Poezi nga: Yevgeny Baratynsky Përktheu: Maksim Rakipaj
Ajo puthje, që më bëre dhuratë,
Ndër vegimet e mi ende më ndjek:
Në zhurmat ditën, në heshtjet çdo natë,
E ndjej sa më ngjiti dhe ende djeg!
Më mbyllen sytë kur gjumi mbrrin,
Vjen me ëndrrën ti, vjen kënaqësia!
Shkon lumturia kur shuhet ky vegim,
Mbetet rraskapitja dhe dashuria.
Nga
Telegrafi
04/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































