LAJMI I FUNDIT:

Punonjësja braziliane humb jetën kur mbi të përfunduan raftet gjigante – gjithçka filloi të shembet sikur të ishin kulla prej letre

Punonjësja braziliane humb jetën kur mbi të përfunduan raftet gjigante – gjithçka filloi të shembet sikur të ishin kulla prej letre

Punonjësja e një marketi ka humbur jetën, kur raftet me mallra të ndryshme u shembën brenda lokalit në qytetin brazilian Sao Louis.

Në momentin kur në market ishin më shumë se 60 konsumatorë dhe mbi 20 të punësuar, në mënyrë të befasishme një prej rafteve të shumta filloi të lëkundet, transmeton Telegrafi.

E personi që ishte më së afërti raftit filloi t’i bërtet masës që të largohen. Gjithçka u zhvillua shpejt, dhe raftet tjera filluan të shemben sikur të ishin kulla të punuara nga letra, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për raftet mbi 15 metra të lartë që ranë dhe shumë klientë dhe punonjës mbetën të ngujuar nën ta, e një punonjëse e identifikuar si Elane de Oliveira Rodriguez, 21-vjeçe, humbi jetën – derisa 9 tjerë u lënduan.

Policia është duke hetuar rastin dhe besohet se pesha e madhe e mallrave ka bërë që ato të shemben, dhe të përfundojnë mbi kokat e personave që ishin brenda marketit.

Operacioni për shpëtimin e të ngujuarve ka zgjatur më shumë se 11 orë, ku kanë marrë pjesë rreth 270 zjarrfikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori