Punonjësit e OpenAI kërcënojnë me dorëheqje, 500 nga 700 punonjësit thonë se kanë siguruar pozicione në Microsoft

Shumica e stafit në OpenAI kanë kërcënuar të japin dorëheqje nga kompania dhe t’i bashkohen Microsoft-it, i cili ka punësuar drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman dhe ish-bashkëthemeluesin Greg Brockman, për të udhëhequr një “ekip të ri të kërkimit të AI të avancuar”.
Në një letër drejtuar bordit të OpenAI që u raportua këtë mëngjes nga Ëired dhe gazetarja Kara Swisher, më shumë se 500 punonjës aktualë të OpenAI thonë se “Microsoft na ka siguruar se ka pozicione për të gjithë punonjësit e OpenAI në këtë filial të ri nëse zgjedhim të bashkohemi”, transmeton Telegrafi.
Letra thotë se punonjësit e OpenAI do të largohen nëse bordi nuk rivendos Altman dhe Brockman dhe më pas të jep dorëheqje. Por duke parë që bordi tashmë ka bërë zgjedhjen e tij, duke vendosur të qëndrojë në vend dhe duke emëruar një drejtor të ri ekzekutiv të ri, ndërsa Altman dhe Brockman shkojnë në Microsoft, duket se Microsoft mund të ketë gjetur vetëm disa qindra punonjësit e parë të Altman, duke supozuar se ata kanë të drejtë lidhur me premtimin e kompanisë për t’i punësuar të gjithë.
Punonjësit e OpenAI që nënshkruan letrën akuzojnë bordin e kompanisë se ka rrezikuar punën e tyre, dhe se ka “minuar misionin dhe kompaninë tonë”. Ata gjithashtu refuzojnë idenë se OpenAI po ecë përpara shumë shpejt pa u shqetësuar për sigurinë.
Breaking: 505 of 700 employees @OpenAI tell the board to resign. pic.twitter.com/M4D0RX3Q7a
— Kara Swisher (@karaswisher) November 20, 2023
“Puna jonë për sigurinë dhe qeverisjen e AI formëson normat globale”, shkruan ata.
Swisher raporton se aktualisht ka 700 punonjës në OpenAI dhe se më shumë nënshkrime janë ende duke i shtuar letrës. Letra duket se është shkruar para ngjarjeve të natës së kaluar, duke sugjeruar se ajo ka qarkulluar para shkarkimit të Altman. Kjo do të thotë gjithashtu se mund të jetë tepër vonë që bordi i OpenAI të veprojë sipas kërkesave të memorandumit, nëse ata madje dëshirojnë ta bëjnë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A ju kujtohet Sebastian Kurz – kompania e tij vlen një miliard dollarë

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame