LAJMI I FUNDIT:

Punëtori vrapon nëpër shiritin e ekskavatorit, sikur në makinën për vrapim (Video)

Punëtori vrapon nëpër shiritin e ekskavatorit, sikur në makinën për vrapim (Video)

Një punëtor që po përpiqej që të jetë në formë, e ka shfrytëzuar shiritin e ekskavatorit sikur të jetë ‘tredmill’, makina elektrike për vrapim.

Në videon e publikuar në internet, shihet burri nga Shanxi i Kinës që demonstron një teknikë mjaftë të rrezikshme, transmeton Telegrafi.


Në filmimin e shkurtër shihet ky njeri i paemëruar, teksa hedhë hapat nëpër shiritin e makinës Volvo që përdoret për gërmime në punishte të ndryshme.

Derisa miku tij e kontrollon makinën gjigante, ai vrapon me kujdes që të mos rrëzohet nga kjo pjesë lëvizëse. /Telegrafi/