Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se, pas bisedimeve të vazhdueshme me menaxhmentin e KEK-ut, është arritur përparim i rëndësishëm në rrugën drejt një kompensimi më të drejtë për punën që bëjnë punonjësit.
Kjo sindikatë thotë se bordi i KEK-it ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari.
“Bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari. Në kuptimin tonë, megjithatë, kjo nuk përmbush plotësisht pritjet tona”, thuhet në njoftimin e sindikatës në Facebook.
Sindikata thotë se pas realizimit të pjesërishëm të kërkesave të tyre, protesta e paraparë për datën 28.12.2023, me vendim të kryesisë anulohet.
“Ne vazhdojmë të përkushtohemi për qëllimet tona dhe inkurajojmë mbështetjen tuaj në këtë fazë të negociatave. Bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto momente”, ka njoftuar sindikata.
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) javën e kaluar ka mbajtur protestë para objektit të menaxhmentit të KEK-ut në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në protestë u paralajmërua po ashtu se në rast të mosrealizimit të këtyre kërkesave të Sindikatës, do të ketë ndërprerje të punës dhe grevë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës