LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur – gjetën dhëmbë njeriu të ‘varrosur’ në mure

Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur – gjetën dhëmbë njeriu të ‘varrosur’ në mure

Punëtorët e ndërtimit u habitën kur, duke rinovuar një ndërtesë të vjetër në qytetin amerikan të Valdosta (Gjeorgji), gjetën rreth 1000 dhëmbë njeriu në mur.

Ato u ndërtuan në mur në katin e dytë të një ndërtese zyrash të ndërtuar në vitin 1900.

Autoritetet e qytetit filluan menjëherë një hetim për këtë zbulim të pazakontë.

Historianët pohojnë se në fillim të shekullit të XX-të, ndërtesa strehonte një ordinancë dentare të drejtuar nga Clarence Whittington. Pas tij, biznesin e mori doktor Lester G. Youmas, i cili punoi atje deri në vitet 1930.

“Ne nuk mund të gjejmë dikë nga familja e tij për të na dhënë më shumë informacion, por ne po përpiqemi ta bashkojmë këtë enigmë”, tha historiani Harry Evans.

Ai shton se kjo nuk është hera e parë që gjenden dhëmbë në muret e një ndërtese, sepse ky fenomen tashmë është regjistruar në Greensboro dhe Carrollton, gjithashtu qytete në Gjeorgji.

“Do të jetë interesante të bëhen analizat e ADN-së. Nuk jam i tronditur nga zbulimi, më intereson më së shumti se cili dentist e ka bërë, kur dhe pse”, thotë ai.

Evans theksoi se këta nuk janë dhëmbët më të vjetër të gjetur në një ndërtesë në Gjeorgji!

“Nuk jam i sigurt nëse ka qenë një zakon i stomatologëve të asaj kohe, por është shumë e çuditshme të flasim për këtë sot”, shton ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Evropa
Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Amerika
Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Mali i Zi
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Evropa
Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Botë
Kalo në kategori