Moderatorja e njohur Albana Osmani muajin e fundit ka qenë një ndër personazhet më të përfolur.

Ajo është nismëtare e iniciativës "Ti je një lule dielli", e cila nxjerr në shitje bluza të ndryshme me logon e lules së diellit, gjersa të ardhurat nga shitjet e këtyre bluzave shkojnë për bamirësi, transmeton Telegrafi.


Këtë iniciativë e ka çmuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili i dhuroi pak ditë më parë bukuroshes shqiptare në shenjë mirënjohje, fletoren e botuar me disa nga vizatime e tij.

Ndërkohë, Albana është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa ka 'përforcuar' iniciativën e saj duke e promovuar përmes fotografive të publikuara vazhdimisht në Instagram.

Mirëpo së fundmi, ajo ka publikuar një video shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaq një punëtor hipur në skelet e pallatit të saj, teksa nga dritarja përshëndet prezantuesen Osmani.

Kjo e fundit e interesuar për të ditur se ç'po ndodh e pyet punëtorin se pse gjendej aty, dhe ai i përgjigjet se do të ketë shumë shpejt një surprizë nga kompania e cila ka në pronësi pallatet, dhe ai është i angazhuar në realizimin e kësaj befasie.

Se cila do të jetë ajo surprizë dhe a do të jetë dedikim vetëm për Albanën? Këtë gjë prezantuesja ka thënë se do mundohet ta zbulojë duke qëndruar vetëm tek dritarja ditëve të fundit. /Telegrafi/