Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka protestuar duke kërkuar marrëveshje kolektive në nivel të KEK-ut, dhënie të pagës jubilare në vazhdimësi, rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, rishikimi të ligjit për paga dhe rritje të shujtës së ushqimit.

Kryetari i Sindikatës, Nexhat Llumnica u bëri thirrje gjitha institucioneve që t’i kenë parasysh dhe mos t’i shtynë që të dalin rrugëve.


“Ne iu bëjmë thirre që mos të na nxisin të dalim në protesta, por ato të zbatohen”, tha ai.

65592264 499830020557546 418571793087856640 n

Ndërkaq, përfaqësuesi tjetër Selatin Sadiku tha se me vendimet e fundit të institucioneve po tentohet të minimizohet roli i punëtorëve të KEK-ut duke i barazuar ata me shërbyes të civil.

“Me vendimet e fundit po tentojnë të na barazojnë me administratë dhe shërbyes civil. Për mirëqenien tonë të KEK-ut ne duhet të japim sa më shumë, por dhe menaxhmenti duhet që të angazhohet në realizmin e kushteve të punëtorëve”, tha ai.

Realizim të kërkesave kërkoi dhe kryetar i sindikatës Kosova B, Muharrem Gashi tha se kërkesat duhet të realizohen dhe se nuk do të ndalen deri sa të plotësohen ato.

Mbështetje këtyre protestuesve iu dha dhe kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj dhe ai i KOST-it, Adem Gashi./KP/Telegrafi/

65366784 202074917358970 8529321814495592448 n

65056837 307215813516955 3278571798026780672 n