LAJMI I FUNDIT:

Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori

Punë në Gjermani? Dy ndryshime me interes hyjnë në fuqi që nga 1 qershori

Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për shkuarjen e fuqisë punëtore në Gjermani.

Nga 1 qershori dy rregulla të rëndësishme edhe për Ballkanin hyjnë më në fund në fuqi.

Ligjet e reja që lehtësojnë shkuarjen e fuqisë së kualifikuar punëtore në Gjermani, kancelari gjerman, Olaf Scholz i quajti në Bundestag vitin e kaluar “hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, hap tjetër për të siguruar rritjen ekonomike edhe për të ardhmen, dhe një hap tjetër që tejkalon paralizën e disa dekadave”.


Dhe pas miratimit të ligjeve në Bundestag më në fund hyjnë në fuqi më 1 qershor dy ndryshime ligjore që u miratuan në Gjermani vitin e kaluar.

Kështu, shkruan DW, kontigjenti nga Ballkani Perëndimor që vjen me rregullore të lehtësuara në Gjermani dyfishohet.

Nga 1 qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor.

Kjo rregullore që u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia për në Gjermani do të zgjerohet tani nga 25.000 në 50.000 vetë në vit.

Më 1 qershor po ashtu hyn në fuqi Karta e Shanseve.

Me këtë kartë të huajt nga vendet jo anëtare të BE kanë mundësi të udhëtojnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa pasur kontratë pune.

Për marrjen e Kartës së Shanseve duhen mbledhur pikë: ka disa kriteret për marrjen e pikëve, aty llogaritet njohja bazë e gjuhës gjermane apo njohja e mirë e gjuhës angleze, kualifikimet, përvoja profesionale, të paktën dy vjet apo një shkollim i lartë profesional në vendin origjinë.

Për arritje të tjera të veçanta, kandidatët marrin pikë të tjera – Kush arrin 6 pikë merr lejen e qëndrimit në Gjermani për 1 vit, nëse e siguron vetë jetesën. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Ekonomi
Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Ekonomi
Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Ekonomi
Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

Ekonomi
Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Ekonomi
Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori
na