LAJMI I FUNDIT:

Publikoi karikaturë të ushtarëve të KFOR-it, Pacolli i reagon ashpër Haxhiut

Publikoi karikaturë të ushtarëve të KFOR-it,  Pacolli i reagon ashpër Haxhiut

Publikimi i një karikature ku shfaq ushtarët e KFOR-it që nuk po shohin, nuk po dëgjojnë dhe nuk po reagojnë për arrestimin e policëve kosovarë, nga ana e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nxitur reagimin e ashpër të kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli në reagimin e tij ka thënë se, shprehja frustruse në media e ministres Haxhiu ndaj KFOR-it është e neveritshme, transmeton Telegrafi.

“Kjo shprehje frustruese në media e Albulena Haxhiut ndaj Kfor-it. është e neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe 24 vjet e këndej”, ka thënë Pacolli.


Tutje, ai ka shtuar”A është ky nderimi juaj për trupat e KFOR-it, zonjë??

Ndryshe, ministrja Haxhiu një ditë më parë ka publikuar në profilin e saj zyrtar karikaturë më ushtarët e KFOR, ku sipas ministres ata nuk po reagojnë për arrestimin e policëve kosovarë nga forcat serbe.

Tensione në veri ka pasur që nga 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në objektet komunale.

Grupe kriminale serbe tentuan të hyjnë dhunshëm në objektet komunale, ata sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe gazetarë.

Para pak ditësh ata kidnapuan edhe tre policë kosovarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori