Në nder të 3 dhjetorit, e njohur ndërkombëtarisht si Dita e Personave me nevoja të veçanta, u realizuan disa aktivitete që zbukuruan këtë ditë për ata që vërtet kanë nevojë.

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, balerini Shemsedin Sajhadi për të pestin vit me radhazi, organizoi kampanjën sensibilizuese "Ti barabartë unë".


d271fe3c 2a4c 41d9 bc6c a81061baf2f8

Ky projekt që në qendër të tij ka personat me nevoja të veçanta, inkuadron edhe shumë personazhe të njohur të skenës shqiptare, duke iu mundësuar atyre një takim me këta persona të veçantë.

Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Genta Ismajli, Nora İstrefi, Dhurata Dora, Tayna, 2Ton, Besnik Qaka NRG Band, Capital T, Majk dhe moderatori Labinot Gashi - janë emrat të cilët u bënë pjesë e kësaj fushate sensibilizimi.

4a93eeab 976d 43d6 8965 406f715aa500

Në kanalin YouTube është publikuar një video nga takimet që ata kanë zhvilluar, teksa mesazhi ka qenë i qartë: "Një buzëqeshje dhe mbështetje për ata që kanë nevojë".

Organizatori i kësaj iniciative, balerini Shemsedin Sajhadi thotë për Telegrafin se ndjehet i lumtur që edhe këtë vit pati shansin ta çojë përpara këtë kauzë.

"Me rastin e 3 dhejtorit që shënohet si Dita e personave me nevoja të veçanta, edhe këtë vit kemi realizuar një projekt mbështetur nga shumë emra të njohur të estradës, për t'iu dhuruar buzëqeshje atyre që vërtet kanë nevojë", tha Sajhadi.

3efadac8 016b 4f1e 8425 0c768003677e

Videoja e shpërndarë tashmë gjithandej në rrjetet sociale është gjithashtu një tjetër element kyç i projektit, pasi çdo klikim i kësaj videoje në YouTube do të shkojë për fondin e personave me nevoja specifike. /Telegrafi/

6be76835 03b6 4247 8e61 cacd61efd508 e1543858525524

9c8dd8ef a4cc 477a a19b c97767eaea06 e1543858550173

27f5ce97 7690 4d1d 8874 5c9dd3ab4109 e1543858577399

80d7002c c5f1 4f0d 90e2 ff8d485d29e5

b2175840 1f47 45b9 ad44 b00bf36d253f

cfab8bca 1c40 4ead 848a 5f612711a018

d5e177d4 055c 499c a657 bca33cf6046f

d280c85b 7aba 452c 86fc 21d53b6b4317 e1543858658600