Ylli shqiptar i muzikës botërore, Rita Ora ka lansuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Follow Me” dhe erdhi në bashkëpunim me DJ Sam Feldet.


31-vjeçarja ka njoftuar fansat se kënga është publikuar përmes disa imazheve të shkëputura nga xhirimet e videoklipit.

ritaora 266463408 506603790457235 4236878668072806771 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Follow Me është publikuar!! Ne jemi argëtuar shumë në këtë, shpresoj që do ta doni aq sa e duam ne”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

ritaora 265699006 119807000522396 4624164057446260322 n Foto: Rita Ora/Instagram

Rita edhe më herët kishte folur lidhur me projektin e ri, këngëtarja ishte shprehur se kënga “Follow Me” shërben si një kujtesë për ne që të rrethohemi me njerëz që na ndërtojnë dhe qëndrojnë pranë nesh.

ritaora 265653020 2703166613326184 699031092610627779 n Foto: Rita Ora/Instagram

“Muzika ritmike ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, kështu që të qenit në gjendje të punoja me Sam në ‘Follow Me’ ka qenë fantastike. Ai është një legjendë e tillë dhe ka qenë nder të punoj me të në këtë pistë. Mezi pres që fansat ta dëgjojnë dhe të shohin videon e mrekullueshme që kemi bërë!”, ka deklaruar Ora.

Ndërkohë, bashkëpunimi i ri i krijueses së hitit "Anywhere", aktualisht mund të dëgjohet në platformën Spotify.

ritaora 266325739 617282156140268 2680267648065837324 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ndryshe, Rita krahas karrierës dhe projekteve që po punon, ajo aktualisht po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi. /Telegrafi/