CNN ka publikuar ekskluzivisht një audio-incizim të vitit 2021, në të cilën ish-presidenti amerikan Donald Trump diskuton mbajtjen e dokumenteve sekrete që nuk janë deklasifikuar në New Jersey.
Incizimi që u transmetua për herë të parë në CNN, përfshin detaje të reja nga biseda, e cila është gjithashtu një pjesë kryesore e provës në aktakuzën e prokurorit special Jack Smith kundër Trump, i cili akuzohet për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar.
Sipas raportimeve, incizimi përfshin gjithashtu një moment kur Trump tregon se ai mban një dokument sekret të Pentagonit me plane për të sulmuar Iranin, transmeton Telegrafi.
“Këto janë letrat”, thotë Trump.
Trump mund të dëgjohet gjithashtu duke bërë shaka me bashkëpunëtorët e tij për emailet e Hillary Clinton.
“Hillary do ta printonte atë gjatë gjithë kohës. Email-et e saj private”, thotë një ndihmës i Trump.
Deklaratat e Trump në incizim, ku thotë “këto janë letrat” dhe i referoheshin diçkaje që duhet të jetë “shumë konfidenciale”, mund të minojnë pretendimet e tij në një intervistë me Fox News, ku ai tha se nuk kishte asnjë dokument me vete.
“Nuk kishte asnjë dokument. Ishte një sasi e madhe letrash dhe gjithçka tjetër që flitej për Iranin dhe gjëra të tjera. Ato mund të ishin mbajtur, por nuk ishin dokumente. Nuk mund të deklasifikoheshin. Ishte lajme nga gazetat, revistat, artikuj të shumtë”, tha Trump.
Sipas audio-regjistrimit që është publikuar, Trump ka folur edhe për Iranin.
“Unë thjesht po mendoja, sepse ne folëm për këtë. Dhe ju e dini, ata donin të sulmonin Iranin. Këto janë letrat. Kjo u bë nga ushtria dhe më është dhënë mua. Si president, unë mund ta kisha deklasifikuar. Tani mundem, por ju e dini, është ende një sekret”, tha Trump. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë