LAJMI I FUNDIT:

Publikohen video të para 10 viteve kur Fifi merrte pjesë në audicionet e “Albanian Got Talent” dhe “The Voice of Albania”

Publikohen video të para 10 viteve kur Fifi merrte pjesë në audicionet e “Albanian Got Talent” dhe “The Voice of Albania”

Kantautorja Filloreta Raçi – Fifi është kthyer në qendër të vëmendjes me dinamikën që po shkakton prej javësh që nga futja e saj në spektaklin Big Brother VIP.

Fifi e cila numëron disa këngë të suksesshme e pjesëmarrje në festivale, e ka dëshiruar si e vogël skenën e muzikës.

Më shumë se një dekadë më parë ajo ishte prezantuar në spektaklin e talenteve të reja, “Albanian Got Talent”, ku kishte kaluar me sukses fazën e parë.


Top Channel ka publikuar në YouTube tani pas 11 vitesh videon ku tregohet audicioni i saj në këtë spektakël, në të cilin kishte interpretuar këngën “I Surrender” të këngëtares së famshme Celine Dion.

Në fund të interpretimit, Filloreta ishte ulur në gjunj dhe kishte marrë duartrokitje të plota nga publiku dhe tri “PO” nga anëtarët e jurisë: Armend Regjepagiqi, Rovena Dilo dhe Altin Basha.

Megjithëse rrugëtimi i saj nuk ishte i gjatë në këtë spektakël, Fifi provoi edhe një vit më vonë po në ekranin e Top Channel, duke konkurruar në edicionin e parë të “The Voice of Albania”.

Fifi kishte kënduar në audicionet e fshehura këngën “Mercy on Me” të Christina Aquilerës, ku kishte arritur të bindte trajnerin Sidrit Bejleri për të kthyer karrigen e tij.

Gara e saj në këtë spektakël kishte mbaruar në fazën e dytë të spektaklit, e njohur si “faza e betejave”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në

Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në "Grammy"

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Kalo në kategori