LAJMI I FUNDIT:

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale – Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e “Eurovision 2024”

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale – Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e “Eurovision 2024”
Besa në gjysmëfinalen e dytë të "Eurovision 2024" (Foto: Sarah Louise Bennett/EBU)

Pas spektaklit të madh të finales së “Eurovision 2024” që përfundoi të shtunën, janë zbuluar rezultatet e plota nga gjysmëfinalet, të cilat kanë treguar një panoramë më të gjerë të preferencave të publikut dhe votave të dhëna.

Ndër të tjera, është bërë e qartë se Shqipëria, e cila në gjysmëfinalen e dytë u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, ka qenë shumë larg arritjes së një vendi në finalen prestigjioze të këtij viti.

Besa dhe kënga “Titan” nuk arritën të përmbushin pritjet dhe të grumbullojnë votat e nevojshme për të shkuar përpara, duke përfunduar në vendin e 15-të nga 16 shtete që morën pjesë në gjysmëfinalen e dytë.


Rezultatet e votimi nga nata e dytë gjysmëfinale në “Eurovision 2024” (Foto: Wikipedia)

Kjo dëshmon për një konkurrencë të fortë dhe praninë e shumë talenteve në këtë edicion të Eurovisionit, ku arritja e një vendi në finale ka qenë një sfidë e madhe për të gjitha shtetet pjesëmarrëse – pasi vetëm 10 shtete shkojnë nga gjysmëfinalet në finale.

Zvicra, me Nemon në krye dhe këngën “The Code”, triumfoi në mbrëmjen finale, duke i dhënë vendit të tij titullin e fituesit të “Eurovision 2024”. Ndërsa në vendin e dytë u rendit Kroacia dhe në vendin e tretë Ukraina.

Për Shqipërinë, rezultatet e publikuara janë një moment reflektimi dhe analize për rrugën e ardhshme dhe strategjitë që duhen ndjekur në edicionet e ardhshme të Eurovisionit. /Telegrafi/

Besa në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024” (Foto: Corinne Cumming/EBU)

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Kalo në kategori