Rrëzimi i helikopterit jashtë stadiumit King Power la të vdekur pesë persona dhe kjo preku të gjithë në botën e futbollit.

Në helikopter në momentin e përplasjes ishte pronari i Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, dy pjesëtarë nga stafi i tij, piloti dhe partnerja e tij.


Tani janë publikuar edhe pamjet e para që tregojnë qartë momentin kur helikopteri u ngrit nga stadiumi i 'Dhelprave' pas ndeshjes ndaj West Hamit, dhe për shkak problemeve teknike pas ngritjes kishte filluar të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar.

0 Leicester helicopter 3

Pas gjithë kësaj helikopteri u  rrëzua në parkingun e veturave 200 metra jashtë stadiumit.

Në media është raportuar se piloti Eric Swaffer bëri të pamundurën që rrëzimi të jetë sa më larg stadiumit pasi rreth tij kishte ende tifozë.

0 Leicester helicopter 2

Srivaddhanaprabha kishte blerë klubin anglez në vitin 2010 dhe pas investimeve dhe menaxhimit të mirë të krijojë një skuadër që fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2015/16.

Biznesmeni tajlandez ishte i njohur edhe për veprat e tij humane në qytetin e Leicesterit. /Telegrafi/

telegrafi sport app