Ushtria izraelite ka publikuar videon e filmuar nga kamera e njërit prej policëve të parë, që kishte arritur në vendin ku kishin ndodhur vrasjet masive në festivalin e muzikës elektronike Supernova, që ishin cak i militantëve të Hamasit gjatë 7 tetorit.

Në kamerën që me gjasë ishte e vendosur në uniformën e policit, shihet sesi zyrtari afrohet në vendin që ishte i zbrazët por që disa orë më herët ishte mbajtur festivali.


Fillimisht shihet revolja dhe polici i cili dëgjohet duke pyetur nëse ka të plagosur, por nuk kishte përgjigje, transmeton Telegrafi.

Në një momenti filmimi “ngrihet” pasi polici i afrohet disa kufomave. Në video ai përshkruan se çfarë sheh, numëron të vrarët me zë dhe pyet nëse ka të gjallë.

“Këtu është policia, a ka të plagosur”, bërtet polici i pushtuar nga paniku.

Në një moment dikush lëviz prapa banakut dhe shihet sesi kishte shumë trupa të pajetë.

Kujtojmë që në këtë festival, militantët e Hamasit kanë vrarë mbi 300 persona. /Telegrafi/