Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për qarkullimin e të dhënave mbi pagat për punonjësit në Shqipëri.
Rama ka kërkuar nga Prokuroria që të hetoj këtë çështje.
“Dua t’ju kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plotë të drejtë për këtë ndërhyrje në jetën e tyre private dhe në ndërkohë dua të nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht, uroj dhe u bëjë thirrje organeve që ta kryejnë këtë hetim me gjithë kapacitetet e tyre. Në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar, për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para”, ka thënë Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se thirrja e tij për Prokurorinë është që të hetoj duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim.
Ai hodhi akuza ndaj opozitës në lidhje me publikimin e listës së pagave.
Duke pasur parasysh deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve dhe anti-Kuvendeve, mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrje ime për prokurorinë është që të hetojë”, tha ai më tej.
Kreu i qeverisë nënvizoi se deri më tani dyshohet se ka ndodhur një infiltrim i brendshëm se sa një sulm kibernetikë.
“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje që duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj por nga analizat paraprake ngjan si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe nga infiltrimi i jashtëm jo në formën e një sulmi kibernetikë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë