Gazetari dhe publicisti Daut Dauti ka tri dekada që jeton në Britani të Madhe, duke e bërë atë njohës të mirë të diasporës së Kosovës në vendet perëndimore, me theks të veçantë për pjesën shqiptare që jeton në ishull.
Dauti ka doktoruar për studime të historisë, në Universitetin e Leedsit, në temën: Britania, çështja shqiptare dhe rënia e Perandorisë Otomane 1876-1914), njëkohësisht ka botuar libra dhe punime shkencore të bazuara në arkiva të ndryshme, kryesisht të arkivit kombëtar në Londër dhe ku trajtohet historia e diplomacisë britanike ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit.
Ai është aktiv nëpër mediat shqiptare me opinionet e tij rreth problematikave të politikës, historisë, publicistikës dhe temave tjera me interes për publikun
Dauti në një intervistë për Telegrafin ka folur për një sërë temash që lidhen me mërgatën e Kosovës, duke përfshirë potencialin e madh njerëzor dhe financiar të tyre, për mundësitë që kontributi i tyre të kthehet në atdhe dhe fenomenin e asimilimit të gjeneratave të reja në shtet ku jetojnë mërgimtarët.
Ai ka theksuar se mërgimtarët që jetojnë në Evropën perëndimore ose Amerikë, jetojnë sipas tij, në një gjendje ekonomike dhe politike më të avancuar se që është në Kosovë, e që kjo për Dautin dëshmon për një situatë të padëshirueshme që është aktualisht në vendlindje.
“Mendoj se plaga më e madhe për Kosovën është mungesa e zhvillimit ekonomik, respektivisht ngecja ekonomike, e që me të lindin probleme edhe në politikë, në mentalitetin e njerëzve, e që ka reflektim edhe në arsim. Pra, problemi kryesor në Kosovë është varfëria”, ka shtuar gazetari Daut Dauti.
Një problematikë tjetër të cilën e ka trajtuar publicisti shqiptaro – britanik është edhe mundësia e kthimit të fuqisë ekonomike dhe intelektuale të diasporës në atdhe.
“Ne duhet ta aplikojmë metodën e krahasimit, dhe se duhet ta shohim se çfarë ka ndodhur me grekët, me spanjollët, me portugezët dhe të tjerët që kanë shkuar në Evropën Perëndimore, sikurse shqiptarët, në vitet e 60-ta. Shumica e tyre janë kthyer në vendet e origjinës, sepse shtetet e tyre kanë krijuar kushte për tu kthyer në vendlindje për ta investuar paratë e tyre dhe ta aplikojnë dijen që e kanë marrë në shtetet perëndimore”, ka thënë Dauti.
Ai ka përmendur edhe një segment shumë me rëndësi të diasporës së Kosovës, që është imazhi i tyre në mesin e shteteve perëndimore, duke theksuar se shteti në të cilin ai jeton tash e tri dekada ka një konsideratë për shqiptarët e Kosovës, e cila gjë reflektohet edhe në shtypin dhe politikën britanike.
“Ata na shikojnë në një gjendje sikurse kemi ende nevojë për ndihmën e tyre, ndonëse ne e teprojmë ndonjëherë. Por, mos të harrojm se edhe ne kemi kontribuar në zhvillimin ekonomik të Londrës, gjegjësisht të Britanisë së Madhe, por edhe me yje në muzikë, sport, besa edhe në shkencë, sepse e shohim një gjeneratë që çdo ditë e më shumë është edhe në akademi, ligjërues nëpër universitete, persona që merren me hulumtime shkencore”, ka theksuar Dauti.
Ndërsa, për problemin e asimilimit të shqiptarëve në mërgim, publicisti Dauti thekson se është një proces i cili mund të shtyhet, por në periudha afatgjata nuk mund të ndalet.
Sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të ndërtojë një strategji për t’i tërhequr gjeneratat e reja drejt vendit të tyre të origjinës, dhe kjo do të mund të bëhej përmes krijimit të qendrave kulturore, shkollave verore, ekskursioneve etj.
“Nëse ata vinë në forma të organizuara do të ndërtohet një individ që do të mbaj në kujtesë shumë gjëra, shumë me shumë se ato që bëhen në mënyrë individuale. Mendoj se koha e tyre në Kosovë nuk duhet të shfrytëzohet vetëm nëpër kafene e farefis, por të ketë organizim institucional për zhvillim kulturor dhe nxitjen e atdhedashurisë”, ka shtuar Dauti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë