PTHP njofton për ndërmarrjen e masave për rastin tragjik në Spitalin e Tetovës
Prokuroria Themelore Publike – Tetovë njoftoi se vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit tragjik në Spitalin Modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.
“Krahas masave që janë shqiptuar deri tani dhe urdhrat për ekspertizë, është dhënë urdhër në Ministrinë e Shëndetësisë për dorëzimin e dokumentacionit të plotë sa i përket ndërtimit të Spitalit Modular në Tetovë. Për këtë qëllim janë dërguar hetues nga PTHP Tetovë në ministri për të marrë dokumentacionin e plotë që do të jenë lëndë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Ata shtojnë se pesë prokurorë kanë paraqitur kërkesë për dhënie ndihmë në procedurë penale në PTHP Veles që për personin juridik nga Velesi të ndërmerret dokumentacioni i plotë në ndërtimin e Spitalit Modular në Tetovë.
“Është dhënë urdhër deri te Spitali i Tetovës për dorëzimin e të dhënave në drejtim të asaj nëse Spitali i Tetovës ka përgatitur Elaborat për ruajtjen e kemikaleve dhe lëndëve djegëse si dhe gjeneratorë gjatë ndërprerjes së rrymës dhe po ashtu të dorëzohet plani i instalimit elektrik në spitalin modular”, thonë nga PTHP.
Ata sqarojnë se është dhënë urdhër që të sigurohen incizimet të publikuara në rrjete sociale, të sigurohen lista e anëtarëve të familjes si dhe personave të vdekur dhe po ashtu edhe pacientët e sëmurë që janë evakuuar.
“Gjatë mbledhjes së të dhënave, personat do të merren në pyetje në PTHP Tetovë dhe do të përgatitet raporti i posaçëm për zyrtarët policorë që arritën në fillim, nëse ka qenë ndonjë polic dhe për mënyrën se si SPB Tetovë është njoftuar për zjarrin”, thonë nga PTHP.
Nga PTHP shtojnë se është dhënë urdhër që të sigurohet dokumentacioni sa i përket spitalit modular dhe po ashtu kërkuar të sigurohen të dhëna në lidhje me personin i cili ka qenë përgjegjës për ndërtimin, person i cili ka pasur autorizim gjatë ndërtimit dhe të dorëzohet raport nëse është bërë pranimi teknik, kush e ka kryer dhe cilët janë personat që e kanë përgatitur specifikimin teknik për Spitalin Modular.
Po ashtu është dhënë urdhër për ekspertizë të ndërtimit në Institutin Ndërtimor “Maqedonia” dhe me këtë do të shqyrtohen tavani, muret, dyert, me çfarë materiali janë përpunuar dhe çfarë materiale është vendosur në spitae.
“PTHP Tetovë vazhdon të dëgjojë dëshmitarët të cilët japin informacione të nevojshme. PTHP Tetovë në bashkëpunim me PTHP Shkup, po ndërmarrin veprime me qëllim çfarë masash për mbrojtje nga zjarri janë vendosur në spital”, thonë nga PTHP./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me 5 vjet burg për korrupsion
Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën