Cody Gakpo është njëri nga sulmuesit më në formë në kampionatet evropiane.

Sulmuesi holandez ka statistika të jashtëzakonshme këtë edicion me PSV Eindhoven dhe është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane.


23-vjeçari në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë duke pasur statistika të jashtëzakonshme.

Cody Gakpo 1 2

Skuadra si Manchester United, Milan, Roma, Chelsea, Tottenahm Hotspur, Borussia Dortmund, Atletico Madrid e Juventus janë në kërkim të anësorit këmbëshpejtë.

Kontrata e Gakpos me PSV skadon në verën e vitit 2026, por gjiganti holandez është i hapur ta shes yllin e tyre qysh në afatin kalimtar të janarit.

Cody Gakpo kryesore

Gjendja jo e mirë financiare e klubit sipas gazetës holandeze De Telegraf ka bërë që ata t'i njoftojnë klubet e interesuara për çmimin e Gakpos.

PSV është gati ta shes yllin e tyre nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app