Raporti i hetimit të brendshëm në ''Telekom Maqedonia'' duhet të ndihmojë në hetimet e PSP-së për përgjimet e paligjshme. Komisioni për mbikëqyrje të punës së DSK-së e ka kërkuar këtë raport, por ende nuk e ka marrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, shkak për hetimet e brendshme ishin dyshimet rreth rolit të ''Telekom Maqedonia'' në aferën për përgjimet e paligjshme.


PSP-ja thotë se ende nuk është njohur me rezultatet e hetimeve të ''Magyar Telekom''. Specialja e ka kërkuar raportin dhe presin që ta kenë në duar të tyre./Telegrafi/