PSG triumfon me rikthim ndaj Rennes dhe fiton Superkupën e Francës, parisienët vendosin edhe rekord
Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 2-1 në përballjen e tyre me Reness të vlefshme për Superkupën e Francës.
Skuadra e Thomas Tuchel ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Rennes dhe ka bërë për vete trofeun e Supërkupës së Francës. Ishte ky rekord për një klub francez, pasi për PSG ishte hera e nëntë në histori.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të parisienëve, por ishin vetëm futbollistët e Rennes që gjetën golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të ishte Adrien Hunou, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë e skuadrës së tyre.
Në pjesën e dytë, PSG arriti ta marrë veten dhe shpejt gjeti golin e barazimit dhe më vonë shënoi atë të fitores.
Luhej minuta e 57-të e ndeshjes kur në skenë doli Kylian Mbappe që shënoi për 1-1 pas asistimit të Pablo Sarabia.
Në minutën e 73-të ishte Angel Di Maria, i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2-1 dhe vulosi fitoren me rikthim të PSG-së.
Lojtari më i mirë në ndeshjen e Superkupës së Francës u shpall ylli francez Mbappe. /Telegrafi/






























