LAJMI I FUNDIT:

PSG-së i thuhet se nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve shkaku i Messit, Mbappes dhe Neymarit

PSG-së i thuhet se nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve shkaku i Messit, Mbappes dhe Neymarit

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, Jean-Michel Larque beson se klubi parisien do ta ketë të vështirë të fitojë Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ka treshen Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Ai tha se tre sulmuesit nuk e ndihmojnë klubin në fazën defanzive.

Francezi pohoi se PSG nuk kanë asnjë shpresë për të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve për shkak të dobësisë së tyre në mbrojtje.


Kylian Mbappe duket se imiton gjestin e shëmtuar të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror
Lexo po ashtu Kylian Mbappe duket se imiton gjestin e shëmtuar të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror

Ai pohoi që hierarkia e klubit po përqendrohet më shumë te yjet e tyre në sulm dhe nuk po bën asgjë për mbrojtjen e cila është ende në vështirësi të mëdha.

“Performanca e (Sergio) Ramos kristalizon kritikat, por nuk do të doja të etiketoja të gjitha problemet, të gjitha përgjegjësitë e një ekipi të çekuilibruar tek një lojtar i vetëm”, deklaroi Larque sipas PSG Talk.

“Ne shpesh flasim, taktikisht, për një ekip të çekuilibruar me tre sulmues që nuk angazhohen në fazën defanzive”.

Shtatë rekordet që Messi pritet t'ia thyejë Ronaldos - pas kalimit të portugezit te Al Nassr
Lexo po ashtu Shtatë rekordet që Messi pritet t'ia thyejë Ronaldos - pas kalimit të portugezit te Al Nassr

“Më thyhet zemra ta them këtë, ne nuk kemi në PSG një mbrojtje që të jep shpresë për një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve. Dhe shpresoj se jam gabim”, ka vazhduar më tej ai.

Kjo pavarësisht se Lionel Messi ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 10 asistime, Neymar ka shënuar 10 me 10 asistime dhe Mbappe ka shënuar 13 gola këtë sezon.

Larque më tej vuri në dukje se Marquinhos nuk është më në kulmin e tij, duke sugjeruar që kampionët francezë duhet të investojnë në lojtarë më të rinj në vijën e tyre të pasme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori