LAJMI I FUNDIT:

PSG mund ta shkarkojë Tuchelin, Bayern dhe Chelsea interesohen për gjermanin

PSG mund ta shkarkojë Tuchelin, Bayern dhe Chelsea interesohen për gjermanin
Thomas Tuchel. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Paris Saint Germain ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në Ligue 1.

Por pronarët e klubit francez nuk janë fare të kënaqur pasi kanë dështuar në dy Kupat e shtetit si dhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që ta humbasin edhe besimin në trajnerin Thomas Tuchel.


Mediat franceze kanë raportuar se Tuchel mund të shkarkohet në përfundim të edicionit.

Përpos eliminimeve nga dy kupat shtetërore dhe nga Liga e Kampionëve, PSG në ndeshjet e fundit ka treguar formë jashtëzakonisht të dobët.

Thomas Tuchel. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, PSG ka marrë vetëm një fitore duke barazuar në dy ndeshje dhe duke pësuar tri disfata.

Por në rast të shkarkimit nga PSG, Tuchel nuk pritet të mbetet gjatë pa punë, pasi tanimë interesimet për të nuk mungojnë.

RMC Sport ka raportuar se Chelsea dhe Bayern Munich janë duke u interesuar për ta emëruar në krye trajneri gjerman.

Mbetet të shihet nëse PSG do ta shkarkojë Tuchelin dhe nëse do të rikthehet gjermani në vendlindje apo do të vazhdojë një aventurë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Edon Zhergova do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Publikohen pamje skandaloze të Jack Grealish i dehur rëndë

Premier League
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Shpërthejnë polemikat, eksperti i gjykimi thotë se Vinicius ishte në pozitë jashtë loje tek goli i Brahim Diazit

Shpërthejnë polemikat, eksperti i gjykimi thotë se Vinicius ishte në pozitë jashtë loje tek goli i Brahim Diazit

Liga e Kampionëve
Disa janë trajnerë, e disa ende aktiv - Ku janë sot futbollistët që luajtën ndeshjen historike ndaj Haitit

Disa janë trajnerë, e disa ende aktiv - Ku janë sot futbollistët që luajtën ndeshjen historike ndaj Haitit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori