“Dështimi nuk është opsion”, ishte dikur fraza më e famshme e shqiptuar ndonjëherë në ndonjë nga dhomat e kontrollit të misioneve hapësinore.
Raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, Starship, po zhvillohet nga kompania SpaceX e Elon Musk.
Raketa 121 metra e gjatë, 9 metra e gjerë dhe me 39 motorë, është projektuar për të transportuar rreth 150 ton ose deri në 100 njerëz.
SpaceX planifikon të përdorë Starship për të lëshuar satelitë të shumtë në të njëjtën kohë.
NASA ka porositur një version të kësaj “anije kozmike” për të ulur astronautë në Hënë, dhe shpreson se një ditë mund të transportojë kolonët e parë në Mars.
Nisja e parë e Starship nga Teksasi në muajin prill, zgjati katër minuta përpara se raketa të shpërthente, duke hedhur mbeturina mbi Gjirin e Meksikës.
Pas mijëra modifikimeve, fluturimi i dytë u realizua në nëntor dhe zgjati tetë minuta, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dhe SpaceX ka shumë arsye për të qenë optimist për fluturimet e saj.
Fluturimi i parë i Falcon-1 përfundoi me dështim dhe shumë njerëz ishin skeptikë për planet e tij për ripërdorim.
Tani, 20 vjet më vonë, disa nga raketat e saj kanë fluturuar 18 herë, dhe SpaceX dërgon rregullisht astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), me anijen kozmike Dragon.
Pavarësisht suksesit dhe ambicieve të SpaceX, Ken Kremer, redaktori menaxhues i ueb-faqes, Space UpClose, është skeptik në lidhje e planet e NASA-s për të përdorur Starship.
“Do të duhet një punë e madhe, është tepër e ndërlikuar”, tha Kremer.
Misioni më ambicioz në dekada në sipërfaqen e Hënës, u drejtua nga India.
Më 23 gusht, Chandrayann-3 bëri histori kur u bë misioni i parë që preku polin jugor të Hënës.

“Ishte e një rëndësie globale”, tha Mila Mitra, ish-shkencëtarja e NASA-s, dhe bashkëthemeluesja e kompanisë arsimore Stem and Space me bazë në Delhi.
Raketa e përdorur gjatë misionit, kishte stemën e agjencisë hapësinore indiane dhe arriti të gjejë squfur në Hënë, të regjistrojë një tërmet të mundshëm, dhe të zbulojë një ndryshim temperature në sipërfaqen hënore.
Poli jugor i Hënës është një nga destinacionet kryesore të misioneve të NASA-s.
Kjo për faktin se është konfirmuar se përmban akull të disponueshëm, i cili do t’i mundësonte misioneve të ardhshme të përdorin ujë për mbijetesë.
Shteti rus është jashtë kësaj gare hapësinore.
Përpjekja e Rusisë për të mposhtur Indinë në polin jugor të Hënës, rezultoi në përplasjen e anijes së saj kozmike, Luna 25.
Ndërkohë, Kina po zhvillon në heshtje raketat dhe anijen e saj hapësinore të gjeneratës së ardhshme.
“Nëse ligjvënësit do të vazhdojnë të shkurtojnë buxhetin e NASA-s, kjo do të vonojë projektin Artemis, Starship, dhe zbarkimin e Blue Origin”, paralajmëron Kremer.
“Kinezët mund të na mundin në polin jugor të Hënës, dhe kjo do të ishte vërtet e tmerrshme”.
Gara për të vendosur flamurin e ardhshëm në Hënë, vetëm sa vjen e shtohet.
Interesim të madh ka edhe zbulimin e të dhënave rreth origjinës së jetës, për të cilën thuhet se mund të na japë përgjigje misioni Osiris-Rex i NASA-s.
Ndërsa, mostrat e marra nga asteroidi Bennu mund të ofrojnë njohuri për formimin e Sistemit Diellor, dhe ndoshta se si ne arritëm këtu.
Së fundmi, NASA ka njoftuar se do të ridrejtojë anijen kozmike Osiris-Rex, në një mision të ri për të studiuar asteroidin Apophis, në vitin 2029.
Përveç studimit të Hënës, po tentohet të merren të dhëna edhe rreth universit nga teleskopi hapësinor, Euklid, i Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Imazhet e para të tij u publikuan në nëntor, dhe mbulojnë një zonë të madhe të qiellit me detaje të jashtëzakonshme.
Vetëm 5 për qind e universit përbëhet nga atome. Pjesa tjetër njihen si “materie e errët”, dhe “energji e errët”.
“Është një nga problemet më të mëdha në fizikë”, tha Isobel Hook, profesoreshë e astrofizikës në Universitetin Lancaster të Anglisë.
Duke përdorur teleskopin kozmologjik Atacama, shkencëtarët arritën të prodhojnë një hartë të re të shpërndarjes së materies së errët.
Gjatë gjashtë viteve të ardhshme, Euklidi do të vëzhgojë miliarda galaktika për të ndërtuar një hartë të re të universit.
Euklidi mund të zbulojë ndikimin e tij, duke vëzhguar sesi graviteti përkul dhe shtrembëron dritën, fenomen ky i njohur si lente gravitacionale.
Me avancimin e shkencës dhe pajisjeve teknologjike, po rritet edhe mundësia që ne të mësojmë më shumë rreth universit dhe planetëve.
Raketat Curiosity dhe Perseverance ende gjenden në Mars, Juno eksploron retë rrotulluese të Jupiterit, dhe Voyager 1 dhe 2, kanë çaluar në boshllëkun e hapësirës për të mos u kthyer kurrë.
Sa i përket vitit 2024, ne mund të presim me padurim misione të mëtejshme hënore, ku përfshihen nisja e Europa Clipper, dhe fluturimi i parë i raketës evropiane Ariane 6.
Gjiithashtu, edhe misioni Artemis II pritet të jetë më emocionuesi në hapësirën njerëzore, i cili pritet të dërgojë katër asronautë në një fluturim 21 ditor në hapësirën rreth Hënës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë