Në Kosovë, problematikat që lidhen me të drejtat pronësore dhe regjistrimin kadastral kanë qenë një sfidë e vazhdueshme, ndërkohë që shumë qytetarë nuk kanë pasur informacion të mjaftueshëm për proceset ligjore dhe administrative që mundësojnë mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi me Jehona Hulaj, Odeta Naks, menaxhere e projektit PIAKOS, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat pronësore.
Në Kosovë, siç shpjegoi Naks, shumë donatorë kanë mbështetur institucionet që lidhen me të drejtat pronësore dhe kadastrale, por shpesh ka pasur mungesë buxheti për aktivitete të ndërgjegjësimit, ku janë fokusuar më shumë investimet për aktivitete që japin rezultate më të shpejta.
Ajo theksoi se shpesh ndihma për ndërgjegjësim ka mbetur pas, duke shtuar se kampanja “Bëje Tënden, Regjistroje Pronën”, synon të inkurajojë qytetarët që të regjistrojnë pronën e tyre dhe të sigurojnë të drejtat pronësore.

“Normalisht, ne kemi shpresat shumë të mëdha që kjo kampanjë do të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve,” tha Naks.
Naks tutje theksoi se ky është projekti i parë kaq gjithëpërfshirës që i targeton të gjitha audiencat, sidomos ato vulnerabël, lidhur me të drejtat pronësore dhe regjistrimin kadastral të pasurive.
“Ky projekt është mbështetur nga Banka Botërore nëpërmjet një fondi për Paqe dhe Shtetndërtim, i cili mundëson grante për organizatat e shoqërisë civile dhe përkushtohet kryesisht te grupet më vulnerabël, si gratë, vajzat dhe komunitetet joshumicë. Për këtë qëllim, janë krijuar partneritete me 23 organizata të shoqërisë civile dhe janë zhvilluar memorandume me tre institucione të Kosovës. Kjo bashkëpunim, përfshirë mbështetje mediatike, ka kontribuar që qytetarët të kenë një mundësi më të mirë për t’u informuar dhe për të regjistruar pronat e tyre”, është shprehur Naks.
Një prej qëllimeve kryesore të këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat pronësore dhe regjistrimin e pasurive, duke e bërë këtë proces të kuptueshëm dhe të lehtë për qytetarët.
“Ne po ndërgjegjësojmë rreth pesë mijë të rinj që janë në prag të moshës madhore, dhe është shumë e rëndësishme që ata të diskutojnë çështjet e pronësisë brenda familjeve të tyre,” shpjegoi Naks, duke shtuar se “kur heqim dorë nga trashëgimia, nuk ndikon vetëm në jetën tonë, por edhe tek pasardhësit tanë. Ky është një proces që nuk mund të kthehet pas”.
Gjatë këtij podcasti, Odeta ka treguar se pjesë e projektit është gjithashtu mbështetja për komunitetet joshumicë.
“Komunitetet joshumicë janë pjesë vulnerabël të shoqërisë dhe ne i targetojmë për t’i ndihmuar ata. Një pjesë e madhe e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian ka pasur vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së dokumenteve dhe njohurive për regjistrimin e pronës. Ne jemi të angazhuar që t’u ofrojmë mbështetje të drejtpërdrejtë këtyre grupeve dhe t’i ndihmojmë ata që të regjistrojnë pronën e tyre dhe të përfitojnë nga mundësitë që i ofron ligji,” ka shtuar ajo.
Reagimi i qytetarëve ndaj fushatës ka qenë shumë pozitiv, dhe Naks theksoi se përmes monitorimit të reagimeve, është vënë re që qytetarët e kanë vlerësuar këtë ndihmë.
Naks theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me agjencitë e Kosovës, si Agjencia Kadastrale dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, të cilat janë partnerët kryesorë të këtij projekti.

“Ne kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me Agjencinë Kadastrale, dhe ky bashkëpunim përfshin ndihmën në produkte mediatike dhe materiale për t’u shpërndarë tek qytetarët,” tha ajo.
Po ashtu, ky projekt ofron ndihmë juridike falas për ata qytetarë që janë pjesë e skemës sociale, duke i mundësuar atyre që të kenë akses në informacionin dhe shërbimet juridike që i nevojiten.
Pjesë e projektit është gjithashtu mbështetja për zyrat mobile të ndihmës juridike, të cilat do të shkojnë në zonat më të thella të Kosovës, për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për këshilla dhe mbështetje ligjore.
Naks dha disa këshilla për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit të pronës dhe trashëgimisë, veçanërisht grave, që të mos heqin dorë nga të drejtat e tyre pronësore.
“Këshilla ime kryesore për gratë është që të mos heqin dorë nga trashëgimia dhe prona e tyre. Edhe pse ligji e njeh bashkëpronësinë, shumë gra e neglizhojnë regjistrimin e pronës, dhe kjo mund të krijojë probleme të mëdha, sidomos në rast divorcit”, tha ajo.

Lidhur me fushatën kundër dhunës me bazë gjinore, Naks ndau një mesazh të fuqishëm për të luftuar dhunën ndaj grave dhe fuqizimin e tyre përmes pronësisë.
Ajo tregon se projekti ka përfshirë një fushatë të rëndësishme, që ka si fokus fuqizimin ekonomik të grave, pasi kjo ndihmon në uljen e dhunës në familje.
“Nga organizata ndryshme ndërkombëtare ka statistika të pafundta që përqindja e grave që kanë dhunë në familje ulet shumë kur ato janë të fuqizuara, kur ato kanë pronësi,” shprehet Naks. ”
Për këtë arsye, si pjesë e fushatës, janë printuar dhe shpërndarë 7,000 mesazhe në gjuhën shqipe dhe serbe, që do të shpërndahen në kafene të ndryshme në të gjithë Kosovën.
“Secili mesazh është një rikujtim që t’i marrim të drejtat tona, që të jemi të ndërgjegjshëm për të drejtat tona,” përfundon Naks. /Telegrafi/
“Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi