Studiuesit thonë se të paktën 10% e popullsisë kanë frikë nga numri 13
Çdo vit frika edhe më specifike e së premtes 13, për të cilën ka edhe një emër – paraskevidekatriaphobia, çon në humbje financiare mbi 800 milion dollarë në vit, pasi njerëzit shmangin martesat, udhëtimet dhe në raste më ekstreme, nuk shkojnë as në punë.
Por, çfarë e bën 13-ën numër kaq të pafat dhe si nisi kjo besëtytni numerike?
Një mit i hershëm lidhur me “origjinën e frikës”, përfshinte Kodin e Hammurabit, i cili cilësohet si një prej dokumenteve juridikë më të vjetër në botë.
Thuhet se nga ky dokument, u hoq ligji i 13-të i tij nga lista e rregullave ligjore, ndërkohë që një teori më realistike thotë se nuk ishte asgjë veçse një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti ta përfshinte atë rresht të tekstit.
Matematikanët dhe shkencëtarët, ndërkohë, tregojnë për mbizotërimin e numrit 12, që shpesh është konsideruar si një numër “perfekt” në botën antike. Sumerët e lashtë e zhvilluan sistemin numerik duke u bazuar tek 12-ta, që sot përdoret ende për matjen e kohës: kalendarët kanë 12 muaj, një ditë e vetme përbëhët nga dy 12-orëshe, etj.
Duke qenë kaq afër numrit perfekt, 13-ta nisi të identifikohej si i kundërt me të. Kjo frikë nga e panjohura solli dy teori të tjera popullore për numrin e pafat 13 dhe që të dyja rrotullohen rreth paraqitjes së një të ftuari të 13-të në dy ngjarje antike: Në Bibël, Judas Iscariot, i ftuari i 13-të për të mbërritur në Darkën e Fundit, është personi që tradhton Jezusin.
Loreja e lashtë e Norvegjisë (pjesë e mitologjisë norvegjeze) pohon se e keqja dhe trazirat u prezantuan për herë të parë në botë nga paraqitja e zotit të pabesë dhe djallëzor Loki në një darkë në Valhalla. Ai ishte i ftuari i 13-të, duke mërzitur ekuilibrin e 12 perëndive tashmë në pjesëmarrje.
Duket sikur fobia ndaj numrit 13 është një fenomen kryesisht prëndimor. Disa kultura, thjesht kanë zgjedhur një numër tjetër si të pafat, për shembull, numri 4 shmanget në pjesën më të madhe të Azisë, shkruan Anabel.
Sipas Qendrës së Menaxhimit të Stresit dhe Institutit të Fobisë në Asheville të Karolinës së Veriut, në SHBA, më shumë se 80% e ndërtesave nuk kanë një kat të 13-të dhe shumica e hoteleve, spitaleve dhe aeroporteve e shmangin përdorimin e këtij numri për dhoma ap porta.
Në një pjesë të mirë të Azisë Lindre dhe Juglindore, ku më shumë njihet tetrafobia (frika ndaj numrit 4), zor se do të gjeni përdorimin e numrit 4, kjo falë tingujve të ngjashëm në shqiptim të fjalëve “katër” dhe “vdekje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMetoda ideale për zgjerimin e xhinseve nëse keni gabuar masën, truku ka bërë xhiron në TikTok
A zvogëlohet gjoksi gjatë dobësimit?
Ata besojnë se emocionet janë dobësi, shenjat e zodiakut që pothuajse kurrë nuk qajnë
Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë se si duhet larë xhinset, pasi metoda e njohur mund t’i dëmtojë ato
E ke të vështirë të përqendrohesh? Pesë teknika që do të të ndihmojnë
Dëshironi të jeni më të lumtur? Këta janë dokumentarët që duhet të shikoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington