Pse na pëlqejnë aventurierët…dhe biem gjithmonë pre e tyre

Femrat janë gjithmonë në kërkim të atij djalit të mirë të cilin do e tradhtojnë ose braktisin për djalin e keq.
Sharmi shumëshekullor i aventurierit!
Mund të duket e pashpjegueshme se si një mashkull aventurier, jo besnik, jo i ndershëm, mashtrues, jo i interesuar për martesë apo lidhje serioze, që shkon me shumë të tjera, të jetë aq tërheqës për ne.
Së pari i përdali ofron atë që shoqëria ia ndalon femrës: kënaqësi për hir të kënaqësisë. Gruaja shpesh ndjehet e shtypur nga roli që duhet të luajë, ai që të gjithë presin prej saj.
Ajo supozohet të jetë më e civilizuara mes dy sekseve: ku mashkulli pranohet të udhëhiqet nga dëshirat, egoizmi, epshet, veset dhe iracionaliteti, gjëra që një femre nuk i falen, pasi ajo supozohet që në veprimet e saj të udhëhiqet nga dashuria e pastër, ndjenja familjare, pastërtia, sakrifica, përkushtimi ndaj një lidhje afatgjatë dhe një partneri.
Në të vërtet femrat nuk janë krijesat e buta dhe naive siç të gjithë duan të besojnë. Ato nuk janë fare të ndryshme nga meshkujt përsa i përket dëshirave. Njësoj si burrat, ato janë thellësisht të tërhequra nga e reja, e ndaluara, e rrezikshmja dhe epshet seksuale.
Por edhe kur pranojnë rolin që shoqëria i ka caktuar duke ju përkushtuar një burri, shpesh nuk marrin nga ai romancën dhe vëmendjen e duhur. Në fakt një femër nuk ndihet kurrë mjaftueshëm në qendër të vëmendjes dhe e vlerësuar çfarëdo që të bëni. Le të themi që jemi të pangopura për këto të dyja.
Gruari ua plotëson të gjitha fantazitë për seks, aventurë dhe arratisjen sado të shkurtër nga kallëpi ku janë të detyruara të futen nga shoqëria.
Me të jetohet eksitimi i të panjohurës dhe të ndaluarës, por ai di edhe si t’ju bëjë të jeni qendra e vëmendjes qoftë për një moment të shkurtër sepse ai djali i keq, për aq kohë sa zgjat, ju dëshiron vërtet dhe çmendurisht, aq shumë saqë nuk i intereson nëse fillimisht e refuzoni, jeni të martuara, apo do t’i duhet të udhëtojë botën duke mbledhur sferat e dragoit, vetëm që të ketë shansin të bëjë seks me ju. Femrat e ndiejnë dhe e vlerësojnë këtë.
Për to asgjë nuk është më e dëshirueshme se të ndjehen të dëshiruara, qoftë edhe thjesht për seks dhe sidomos thjesht për seks!
Ai është tipi që të kërkon të takoheni në 3 të mëngjesit, vjen i djegur nga malli, bën dashuri me ty plot pasion, të bën të ndjehesh gjëja më e çmuar e kësaj bote dhe pastaj zhduket, deri herën tjetër.
Sigurisht që nuk jeni objekti i vetëm i dëshirave të tij. Sigurisht që ai është i gatshëm të bëjë të njëjtat gjëra për të tjerat. Ka kaluar aq shumë femra, të gjitha kanë rënë viktima të sharmit të tij dhe janë braktisur, por kjo e bën akoma më tërheqës. Fundja duhet të ketë një arsye pse të tjerat kanë rënë nën këmbët e tij.
Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur qëllimet dhe numëron shumë fitore me femrat ndaj është më mirë të jesh e braktisur sesa jo e dëshiruar nga një mashkull i tillë. Sidomos për çështje ego: Pse një gruar që u shkon nga pas të gjithave nuk tërhiqet edhe nga unë?
Të pamoralshmit njëkohësisht ngjallin frikë po aq sa na duken të parrezikshëm. Binom fatal!
Gjuha e tyre joshëse (fjalët janë dobësia e femrave), mënyra si ata i thërrasin natyrës sonë të vërtetë dhe të lashtë, dëshirave më të thella e të errëta, biografia e tyre që dëshmon sa të parezistueshëm kanë qenë për vajzat e tjera, ngjall frikën që as ne nuk do mundemi t’u rezistojmë, frikë që na qetëson dhe shfajëson në momentin e dorëzimit. Por njëkohësisht ky aventurier është i dobët dhe e shfaq hapur këtë. Ai nuk mundet ta kontrollojë veten, është skllav i dëshirave të tij dhe skllav i femrave, të cilat ndihen në kontroll dhe të patrembura për t’u zhytur në atë aventurë.
E në fund secila ëndërron nga pak se mund ta ndryshojë, jo sepse e dashuron siç preferon të besojë, por sepse kjo do e diferenconte nga femrat e tjera, do ndihej e veçantë dhe më e mirë, duke e ngritur vetëvlerësimin e saj. Një sfidë që është në natyrën femërore, njësoj si: “Zbutja e aventurierit”! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Tregoni partnerit tuaj për çka shërben klitorisi!

Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania