LAJMI I FUNDIT:

Pse marrin më shumë kohë strishot e fytit e hundës? Mikrobiologia Pllana na tregon sa ditë duhet pritur për ri-testim pas marrjes së antibiotikëve

Pse marrin më shumë kohë strishot e fytit e hundës? Mikrobiologia Pllana na tregon sa ditë duhet pritur për ri-testim pas marrjes së antibiotikëve

Analizat, më saktë strisho e hundës, fytit e urinokultura për dallim nga analizat e thjeshta të gjakut marrin më shumë kohë për tu kryer.

Por, pse marrin këto më shumë kohë na sqaron mikrobiologia, Donjeta Pllana.

Ajo tregon për Telegrafin se strishot e fytit, hundës, pastaj urino-kultura janë teste që më së shpeshti bëhen nga qytetarët.


“Strisho e hundës, fytit është një procedurë me të cilën bëhet kultivimi i mikroorganizmave. Është shumë e rëndësishme marrja e mostrës si duhet në mënyrë që të mos kemi kontaminim të mostrës dhe marrja e mostrës të bëhet para përdorimit të antibiotikëve pasi kjo ndikon në rezultat përfundimtar.

Sa shpesh duhet të bëjmë analiza dhe çfarë duhet të kemi parasysh – Donjeta Pllana Hajdari flet për teknikat e reja të diagnostikimit në mikrobiologji
Lexo po ashtu Sa shpesh duhet të bëjmë analiza dhe çfarë duhet të kemi parasysh – Donjeta Pllana Hajdari flet për teknikat e reja të diagnostikimit në mikrobiologji

Janë terrene të cilat i ushqejnë në një formë bakteret që ato të rriten nëse janë të pranishme në mostër dhe kjo kërkon një kohë 24-48 orë”, bën të ditur Pllana.

Ajo po ashtu tregon se pas izolimit të mikroorganizmit është e rëndësishme të bëhet edhe rezistenca antimikrobike në mënyrë që mjeku udhëzues pastaj të zgjedh barin, antibiotikun përkatës.

Mikrobiologia më tej na sqaron pse duhet të pritet disa ditë pas përfundimit të antibiotikut që të bëhet ritestimi i mostrave në mënyrë që rezultati të jetë i saktë.

“Gjithmonë duhet të presim minimum 72 orë për të bërë ritestimin e mostrës pas përfundimit të antibiotikut”, tha ajo, duke shtuar se antibiotiku qëndron edhe një periudhë pas përfundimit në organizëm dhe kjo është arsyeja që rezultati mund të mos jetë i besueshëm nëse nuk pritet koha e duhur. /Telegrafi/

Podcasti i plotë:

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë

Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë

Lajme
Krijimi i Qeverisë, Konjufca tregon dy skenarët e mundshëm

Krijimi i Qeverisë, Konjufca tregon dy skenarët e mundshëm

Lajme
Mbërrin në Durrës luftanija “Libra

Mbërrin në Durrës luftanija “Libra", dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

Lajme
Ftesa e Kurtit për takim, Abdixhiku vendos sot për përgjigje në takimin me drejtuesit e partisë

Ftesa e Kurtit për takim, Abdixhiku vendos sot për përgjigje në takimin me drejtuesit e partisë

Lajme
Përfundon takimi - Konjufca tregon për ndarjen e ulëseve të partive në Kuvend

Përfundon takimi - Konjufca tregon për ndarjen e ulëseve të partive në Kuvend

Lajme
Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Lajme
Kalo në kategori