LAJMI I FUNDIT:

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar për përforcimin e përkohshëm të Njësisë së saj të Specializuar Policore (SPJ) duke vendosur pjesëtarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia.

Sipas njoftimit, këta policë do të punojnë “krah për krah me NJPS-në e siguruar nga Policia e Polonisë, për ta përmbushur mandatin e misionit në mbështetje të stabilitetit në mbarë Kosovën dhe për të garantuar siguri për të gjitha komunitetet”.

Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), vlerëson se shtimi i trupave të EULEX-it mund të jetë ndërlidhur me zgjedhjet, duke e cilësuar si një masë të rëndësishme për rritjen e sigurisë.


“Mendoj që prania e forcave shtesë është thelbësore, veçanërisht në veri, ku rreziku për incidente gjatë fushatës zgjedhore është më i lartë. Kjo ndihmon në krijimin e një ambienti të sigurt që është parakusht për zgjedhje të rregullta,” deklaroi Vrajolli në Tv Dukagjini.

Ai theksoi se Policia e Kosovës mbetet reaguesi i parë dhe se mbështetja e EULEX-it, sidomos me njësi të specializuara, do të jetë ndihmesë e madhe në menaxhimin e situatave të ndërlikuara në veri.

Duke u bazuar në përvojat e kaluara, Vrajolli vlerësoi se zgjedhjet në Kosovë, përgjithësisht, kanë kaluar në mënyrë të rregullt, përveç në komunat me shumicë serbe ku ka pasur sfida. Sipas tij, prania e trupave ndërkombëtare ndihmon në sigurimin e lirive të votimit për qytetarët serbë.

Gjithashtu, ai potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in për të parandaluar kalimet ilegale në kufirin Kosovë-Serbi, që mbeten një kërcënim për stabilitetin e vendit.

“Përderisa ka ende individë që mund të destabilizojnë situatën, është thelbësore që institucionet e sigurisë të jenë të koordinuara dhe të përqendruara në ruajtjen e stabilitetit dhe kufijve të sigurt,” përfundoi Vrajolli.

Forcat shtesë të EULEX-it pritet të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim si dhe sipas njoftimit, do të kryejnë patrullime të dukshme.

Ky do të jetë dislokimi i pestë i njësitit rezervë të EULEX-it, ndërsa dislokimi i parë është bërë në mars të vitit 2022.

EULEX-i shërben si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti, kurse misioni KFOR i udhëhequr nga NATO-ja është i treti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Trupa e daulleve të ushtrisë britanike performon në qendër të Prishtinës

Lajme
Shefi i Zyrës së BE, Orav: Kemi qëndrime të ndryshme për draft-statutin e Asociacionit

Shefi i Zyrës së BE, Orav: Kemi qëndrime të ndryshme për draft-statutin e Asociacionit

Lajme
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Kalo në kategori