Në një kohë kur presioni social për të marrë pjesë në çdo aktivitet apo ngjarje është më i lartë se kurrë, ka një kategori njerëzish që zgjedhin të ecin kundër rrymës. Ata preferojnë një stil jetese që përfshin më shumë qetësi dhe vetmi, larg nga shoqëria dhe aktivitetet shoqërore që shumë i shohin si domosdoshmëri
Ky është fenomeni i njohur si ‘JOMO’ – Joy of Missing Out ose “Gëzimi i Mospjesëmarrjes”.
Por pse disa njerëz ndihen më të lumtur duke qëndruar larg grupit dhe aktiviteteve që të tjerët i ndjekin me përkushtim?
Çfarë është ‘JOMO’?
Ndryshe nga FOMO (Frika e Mospjesëmarrjes), ku individët ndihen të shqetësuar nëse nuk marrin pjesë në aktivitete, ‘JOMO’ përfaqëson kënaqësinë dhe paqen që vjen nga zgjedhja për të qëndruar jashtë një situate, për të kaluar kohën vetëm, ose për të zgjedhur një mënyrë të thjeshtë jetese pa stresin që sjellin takimet shoqërore.
Arsyet pse njerëzit zgjedhin ‘JOMO’
Një nga arsyet kryesore pse disa individë përqafojnë ‘JOMO’ është lodhja nga presioni social. Ata ndihen të mbingarkuar nga detyrimi për të qenë gjithmonë aktivë, për të shfaqur në rrjetet sociale çdo veprim dhe për të qëndruar vazhdimisht të angazhuar. Të qëndruarit larg grupeve u jep atyre kohën dhe hapësirën për t’u rilidhur me veten, për të rimbushur energjitë dhe për të përqafuar paqen e brendshme.
Një tjetër arsye është dëshira për t’u përqendruar në përvoja më të thella dhe kuptimplota. Njerëzit që përqafojnë ‘JOMO’-n, shpesh preferojnë aktivitete që i bëjnë të ndihen më të lidhur me vetveten, si leximi, meditim, ose kalimi i kohës në natyrë. Ata zgjedhin të jetojnë përvojat e tyre pa ndërhyrjen dhe presionin e të tjerëve.
A është ‘JOMO’ zgjedhje apo arratisje?
Shumë persona mund të mendojnë se njerëzit që zgjedhin ‘JOMO’ janë thjesht të ndrojtur ose të mbyllur në vetvete, por në të vërtetë, për shumë prej tyre është një zgjedhje e vetëdijshme për një mënyrë më të ekuilibruar jetese. Ata e dinë që duke thënë “jo” për disa aktivitete, po thonë “po” për më shumë kohë cilësore për veten, citon Anabel.
Paqja e brendshme është shpesh motivi kryesor. Në një botë që nxit të shfaqurit dhe ndarjen e çdo momenti, këta individë e vlerësojnë qetësinë dhe kënaqësinë që sjell të qëndruarit jashtë skenës. Ata nuk ndjejnë frikë se po humbin diçka, por përkundrazi, gjejnë kënaqësi në zgjedhjen e vetëpërmirësimit dhe kujdesit personal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/5555-780x439.jpg)
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
![Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e800e149-0eb2-47b5-8e4b-7bc8b52b9ede-780x439.jpg)
Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro
![Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dishwasher-780x439.png)
Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse
![Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/98634_shutterstock-2472-780x439.jpg)
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/capricorn-7617684_1280.jpg)
Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-4-780x439.jpg)
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje
![Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar
![Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pranvera-780x439.jpg)
Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime
![Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-1-780x439.png)
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-28-780x439.jpg)
“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe
![Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Kuvendi-4.jpg)
Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës