Partia Socialdemokrate do të marrë nesër vendim lidhur me pjesëmarrjen e saj në takimin e ftuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli për partitë opozitare lidhur me rezolutën e koalicionit qeverisës për dialogun me palën serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.
Nënkryetari i kësaj partie, Dukagjin Gorani edhe një herë shprehur kundërshtimin e PSD-së ndaj rezolutës së propozuar nga koalicioni qeverisës, duke thënë se vendimi për ekipin negociator dhe platformën shtetërore për dialogun duhet të merret në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk e ka privilegjin të hartojë propozime me qasjen merre ose le. Propozim rezoluta e fundit e propozuar nga kryetari Veseli vazhdon të mbajë pikërisht këtë qëndrim që është i pakuptimtë. PSD rithekson qëndrimin e vet se një çështje e tillë duhet patjetër të përzgjidhet përmes debatit demokratik në Kuvendin e Republikës. Aty duhet të parkohet platforma e përbashkët negociatore dhe rrjedhimisht të formohet ekipi negociator”, tha Gorani në një konferencë për media.
Ai kërkoi gatishmëri nga partitë politike për kompromis si kusht për unitet në dialogun me palën serbe, të cilat janë përmbledhur si parime në rezolutën e PSD-së, e cila kërkon mbikëqyrjen parlamentare të fazës së bisedimeve Prishtinë-Beograd.
“PSD vazhdon të besojë se propozimi i saj mbetet qasje e arsyeshme, e cila përkujton se zgjidhja e vetme për problemet e ndjeshme në shoqëri duhet përmes përfshirjes në fillim të procesit dhe jo vetëm përmes ftesës për pjesëmarrje si një akt i kryer”, tha ai.
Ndërkohë që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar partitë opozitare për një takim të enjten lidhur me rezolutën e koalicionit qeverisës rreth dialogut, Gorani tha se vendimi për pjesëmarrje do të merret nesër.
“Përgjigjen përfundimtare do ta marrim nesër në mbledhjen e kryesisë. Këto që thashë janë qëndrimet të PSD-së të bazuara edhe në projekt-rezolutën e dorëzuar në Kuvend dy muaj më herët. S’ka asnjë gjasë që të heqim dorë nga një gjë e tillë. PSD i sheh me mirëseardhje përpjekjet për takime, por nuk mendon se heqja dorë nga parimet e funksionimit të një shoqërie demokratike është e mirë në këtë moment shoqëror”, tha ai.
Gorani tha se PSD mbetet e hapur për takime, por projekt-rezolutën e ofruar nga koalicioni qeverisës për dialogun me Serbinë nuk e sheh si rrugëdalje për të arritur kompromis të përbashkët rreth kësaj çështjeje./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Letra që s’u mor parasysh – “Trainkos” javë më parë kishte paralajmëruar Ministrinë e Ekonomisë për protesta

Gruda: Një emër po mban peng gjithë shtetin – situata është absurde

Diskutim serioz mes Abdixhikut dhe Limajt para nisjes së seancës, shtrëngojnë duart

Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit, flet Limaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar