LAJMI I FUNDIT:

PSD aksion para Qeverisë për 1 Maj, vendos një çadër plazhi me mbishkrim ‘Jemi në pushim vjetor 365 ditë’

PSD aksion para Qeverisë për 1 Maj, vendos një çadër plazhi me mbishkrim ‘Jemi në pushim vjetor 365 ditë’

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës për 1 Maj – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në këtë aksion anëtarët e PSD-së vendosen para Qeverisë ulëse pushimi dhe shezllon deti, ku në pankartë shkruan “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”, reagim ky ndaj të drejtave të punëtorëve.

Sipas reagimit të PSD-së, kryeministri Albin Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për t’iu ndihmuar punëtorëve.


“Ndërkohë që kryeministri pushon, dispozitat e Ligjit të Punës shkelen çdo ditë nga pronarët e mëdhenj. Pronarët me të cilët kryeministri jonë është miqësuar. Kur ishte në opozitë takohej e afrohej me sindikatat, sot i shanë e sulmon ato. Paga minimale mbetet e njëjtë. Pagë që nuk i del punëtorit me e kalu as gjysmën e muajit. E inflacionit qeveria iu përgjigj me manipulime të shifrave. Tha që i rriti pagat, e bankomati tregoi që u ndalën shtesat”, thuhet në reagim.

“Punëtori i Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor e nuk është i siguruar nga rreziqet që sjellë tregu. Aksidenti në punë apo edhe një sëmundje si kanceri ia rrezikon atij dhe familjes së tij ekzistencën. Përditshmëria e tij është ankthi i humbjes së punës dhe zhytjes në varfëri”, vijon PSD-ja.

PSD në vazhdimësi zhvillon aksione kundër veprimeve të Qeverisë Kurti, para disa javësh ka organizuar edhe një protestë kundër Marrëveshjes së Ohrit. /Telegrafi/