LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit të largoj “konservatorët” prej LVV-së

PSD me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit të largoj “konservatorët” prej LVV-së
PSD me aksion para Qeverisë /Foto: Ridvan Slivova/

Në shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Anëtarët e PSD-së para objektit të Qeverisë kanë shënuar me ngjyrë të kuqe “Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë!”.

Përmes një njoftimi për media nga PSD thonë se dorëzimi para konservatorismit nuk tregon për forcën e grupeve të tilla, por kalkulim të qeverisë përmes partisë.


“Diversiteti është kthyer në alibi për bashkekzistencë të të kundërtave, brenda të njëjtit subjekt. Ata i thonë demokraci, por në të vërtetë paraqet koalicion me konservatorizmin dhe patriarkalizmin. E si mund të pritet ndryshe nga një model i politikanit që udhëheq përmes figurës së njëshit?”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se: “Ankesat se si nuk po ju dëgjojnë deputetët nuk janë bindëse nëse jeni të heshtur para tyre. Për më tepër që ne e dimë disiplinën brenda partisë tuaj kur prekën kornizat politike. Apo mbase kjo është shenjë se si mbështjellësi politik e ideologjik i juaji ka material konservator tashmë, dhe ruajtuja e asaj çfarë keni arritur është synimi, përtej kauzave. Propozimi i ligjeve, por braktisja e debatit publik për ato, na lë ta kuptojmë se ju po rriteni duke mirëmbajtur dhe shpesh ushqyer rryma të dëmshme për shoqërinë dhe gratë në veçanti”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PSD-së. /Telegrafi/

PSD me aksion para Qeverisë /Foto: Ridvan Slivova/
PSD me aksion para Qeverisë /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori