LAJMI I FUNDIT:

PSD-AAK-Nisma e dërgojnë Thaçin në Kushtetuese: Presidenti shkeli të drejtat tona si grupe parlamentare

PSD-AAK-Nisma e dërgojnë Thaçin në Kushtetuese: Presidenti shkeli të drejtat tona si grupe parlamentare

Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pas dorëzimit, shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi, ka thënë se me këtë rast janë shkel të drejtat e tyre si grupe parlamentare.

“Na janë shkel të drejtat tona si grupe parlamentare. Presim që Gjykata Kushtetuese të na jep të drejtë në atë që e kemi ngritur sot . Mendojmë që dekreti i presidentit nuk është në përputhje me Kushtetutën. Deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të bëjmë komente tjera”, ka thënë Sherifi.


Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se presidenti Thaçi ka shkelur Kushtetutën, pasi që nuk e zbatuar kërkesën e tij ku ka kërkuar që të gjitha grupet parlamentare të dërgojnë emrat për anëtarë të KQZ-së.

“Zyra e presidentit ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që të dërgojmë emrat e anëtarëve për KQZ, ne i kemi dërguar të gjithë, dhe konsiderojmë se është bërë shkelje pikërisht se përse nuk është zbatuar ajo kërkesë e presidentit”, u shpreh Isufi.

E, shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu theksoi se këtu kemi të bëjmë edhe me betejë për pluralizëm.

“Edhe një prej betejave tona të përbashkëta është që në këtë republikë të bëjmë edhe betejën në mbrojtje të pluralizmit, dhe jo vetëm për pjesën procedurale ligjore që i ka shkel presidenti”, tha Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori