Protestuesi rus i vë zjarrin vetvetes - shpëtohet mrekullisht nga qytetarët

Një incident i tmerrshëm ndodhi gjatë protestave në Rusi pasi një burrë u vetëvra në mes të protestuesve.
Incidenti ndodhi në Moskë midis një grupi demonstruesish të cilët vrapuan në ndihmë të tij pas aktit të vetë-djegies me benzinë, ku e rrëzuan atë në tokë dhe arritën ta shuanin zjarrin.
Ai mbijetoi, por pësoi lëndime dhe u transportua në spital për mjekim, raportojnë mediat ruse.
Ende nuk dihet se çka e shtyri që të vetë-flijohej protestuesin - shkaku i situatës aktuale për të cilën po zhvillohet protesta apo për ndonjë arsye tjetër.
Ndryshe, protestat kanë ardhur si rezultat i arrestimit të kreut të opozitës ruse, Alexei Navalnyt gjersa së fundi u arrestua edhe bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































