LAJMI I FUNDIT:

Protestë kundër “drejtësisë selektive”

Protestë kundër “drejtësisë selektive”

Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar lëvizjes “#PROTESTOJ” në protestën e nëntë me radhë kundër qeverisjes, e cila sipas drejtuesve të kësaj lëvizjeje është në shërbim të klaneve të ndryshme e jo të qytetarëve.

Këto protesta kanë nisur pas publikimit të përgjimeve telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë e të PDK-së, në të cilat dëgjohen duke u marrë vesh për ndarje pozitash në institucione të ndryshme të shtetit dhe caktimin në to të njerëzve të afërt me partinë kryesore në pushtet.

“Ne nuk pranojmë mënyrën e qeverisjes së atyre që udhëheqin këto institucione – një qeverisje në shërbim të klaneve të ndryshme e jo në shërbim të qytetarëve, jo në shërbim tonin”, tha njëri prej drejtuesve të lëvizjes “#PROTESTOJ”, Imer Mushkolaj.


“Ata po qeverisin ndryshe nga ajo që synojmë të gjithë ne, ndryshe nga ajo që kanë synuar gjenerata të tëra, ndryshe nga qeverisja në themelet e së cilës është liria, drejtësia dhe barazia”, tha po ashtu Mushkolaj.

Në protestën e organizuar afër ndërtesës së Qeverisë, Imer Mushkolaj tha se pushtetarët duhet ta dinë se qytetarët që protestojnë në rrugë nuk po luftojnë për “kolltukë”.

“Ne po luftojmë që gjithsecili që na përfaqëson në institucione ta kuptojë një herë e mirë se institucionet janë këtu për qytetarët dhe ata që na përfaqësojnë mund të jenë aty vetëm nëse punojnë për interesin e qytetarëve, për të mirën e Kosovës”, tha po ashtu ai në fjalimin e tij.

Mushkolaj theksoi se sot po protestojnë kundër drejtësisë selektive.

“Mu ata që dëshmuan në ‘Dosjen e Shefave’, në përgjimet ‘Pronto’, se si e thyejnë ligjin, bëjnë gjithçka për t’i ikur përgjegjësisë”, theksoi po ashtu Mushkolaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
Kalo në kategori