LAJMI I FUNDIT:

Protestë e dhunshme në Beograd – 20 të plagosur, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

Protestë e dhunshme në Beograd – 20 të plagosur, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

Mijëra serbë protestuan pasi presidenti Aleksandër Vuçiq vendosi të rikthejë shtetrrethimin këtë fundjavë në Beograd. Turmat e zemëruara pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.

Me thirrjet “Hajdut”, “Turp”, “Dorëheqje” protestuesit tentuan të shpërthejnë dyert e parlamentit, disa prej tyre munden të hyjnë brenda por u përballen me forcat e policisë.

Qytetarët fajësojnë presidentin Vuçiq për rëndimin e situatës epidemiologjike në vend.

Pas ndërhyrjes së forcave te policisë me gaz lotsjellës, protestuesit reaguan duke hedhur predha, gurë, shishe dhe vezë.

Ata i vunë flakën disa automjeteve të policisë. Të paktën 20 persona kane mbetur te plagosur.

Nga kjo e mërkurë, në Beograd do të ndalohet çdo tubim publik me më shumë se 5 persona ndërsa Shtabi i Krizës pritet të vendosë nëse do të rikthehen fashat orare në të gjithë vendin.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, e konsideroi gjendjen alarmante dhe kritike ndërsa të martën u raportuan 13 viktima.

Serbia shkoi nga një prej bllokimeve më të rrepta në Evropë në rihapjen gati-të plotë në fillim të muajit maj.

Në vendin me 8.7 milionë banorë, rreth 17 mijë persona janë të infektuar dhe 330 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori