LAJMI I FUNDIT:

Protestat e Navalnit: Rusia pa Putinin!

Protestat e Navalnit: Rusia pa Putinin!

“Qytetare dhe qytetarë, ju lutem hapni rrugën. Po pengoni kalimtarët”. Zëri i policit ushton herë pas here nga makina me altoparlant e në Sheshin Pushkin në qendrën e Moskës. Por, rreth 2000 pjesëmarrësit e demonstratës së pamiratuar, kryesisht të rinj i injorojnë forcat e sigurisë. Ata thërrasin parulla si “Rusia do të jetë e lirë” ose “Rusia pa Putinin”.

Njëri prej tyre e quan veten Vasilij – emrin e vërtetë ai nuk ka dëshirë ta thotë për shkak të reprezaljeve.

“Që prej 18 vjetësh gjithmonë i njëjti President – boll”, shan ai.


Një grua pranë tij e mbështet: “Ne duam një alternativë ndaj pushtetmbajtësve të tanishëm dhe kërkojmë liri mendimi”.

I zemëruar është edhe një i ri, i mbështjellë në një pallto të zezë.

“Zgjedhjet e tanishme presidenciale janë një lloj teatri”.

Një president i fortë nuk do të kishte frikë nga zgjedhje të reja, thotë një 14-vjeçare, e cila ka ardhur në demonstratë me shoqen e saj.

“Dua që në vendin tonë të veprohet me ndershmëri dhe në përputhje me ligjin”.

Ajo thotë se Kremlini u ndalon njerëzve që të votojnë për atë kandidat, për të cilin donin të votojnë shumë njerëz.

Me këtë ajo ka parasysh Aleksej Navalnin, i cili në fakt donte të drejtonte demonstratën. Por, pak pasi ai u largua nga shtëpia e tij në Moskë, policia e arrestoi në një aksion të papritur në rrugë. Kur demonstruesit në rrugë e mësojnë këtë, atë zemërohen edhe më shumë dhe e shajnë presidentin Putin. Njëri prej tyre është një burrë që e quan kriminel Putinin, i cili e qeveris Rusinë me shokët e tij të Shërbimit të Fshehtë. Njerëzit përreth tij tundin kokën me miratim. Derisa dikush thërret me zë të lartë: “Zabastovka”, gjë që do të thotë pak a shumë “grevë”, “protestë”, “bojkotim i zgjedhjeve”.

Demonstruesit vihen sërish në lëvizje. Policia tregohet e përmbajtur. Dyzina ekipesh televizive shoqërojnë vargun e protestave. Të dielën në të gjithë Rusinë pati demonstrata në mbi 100 qytete ruse, për solidaritet me Navalnin. 41-vjeçari ka bërë thirrje për të bojkotuar zgjedhjet e afërta presidenciale, pasi autoritetet ia ndaluan për shkaqe jotransparente që të kandidojë në zgjedhje.

Në një kohë kur në shumicën e vendeve autoritetet kanë lejuar demonstrata, policia i ka ndaluar midis të tjerash në Sankt Petersburg dhe në Moskë protestat publike. Megjithatë, demonstruesit nuk tremben nga dispozita të tilla administrative. Policia bëri të ditur se deri në mbrëmjen e së dielës në të gjithë Rusinë u arrestuan gjithsej 185 demonstrues, duke përfshirë edhe Navalnin vetë.

Në trend

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Kalo në kategori