Policia në Hong Kong ka përdorur sprej për sy për të shpërndarë turmën e demonstruesve në qendër të qytetit, të cilët po protestojnë kundër planit të Pekinit për të aplikuar ligje të reja sa i përket sigurisë

Ata gjithashtu kanë bllokuar ndërtesën e Këshillit Legjislativ, ku do të duhej të diskutohej për këto ligje të shumëpërfolura, transmeton Telegrafi.


1 269

Demonstruesit në Hong Kong paralajmërimin e këtyre ligjeve po i cilësojnë si ndërhyrje të ashpër të Partisë Komuniste kineze në autonominë e Hong Kongut, derisa Pekini zyrtar po i mohon kategorikisht këto akuza.

2 72

Liderja e Hong Kongut, Keri Lam, ka deklaruar se ligji për siguri kombëtare nuk do t’i shkel të drejtat dhe liritë e banorëve të Hong Kongut.

3 55

“Jemi një shoqëri e lirë, njerëzit janë të lirë të shprehen dhe thonë çfarë të duan”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

4 47

5 35